E Diel, 1 Nëntor 2026

Botohet në Rumani "Shpirti i fjalëve"

"Shpirti i Fjalëve", antologjia e pestë poetike ku dominon krijimtaria e autorëve shqiptarë, është botuar ditët e fundit në Bukuresht të Rumanisë, nën kujdesin e shoqatës së gruas italo-shqiptare "Camminiamo Insieme" ("Ecim së bashku") dhe redaksisë së revistës "Albanezul" ("Shqiptari"). Redaktor i antologjisë është një dashamirës i madh i poezisë shqipe, Mihai Antonescu, ndërsa autore e kopertinës, poetesha kosovare Miradije Ramiqi. Parathënia e këtij botimi "Ftesa e një antologjie", e përzgjedhur nga përkthyesi Baki Ymeri, në gjuhën rumune, është shkuar nga poeti i njohur Visar Zhiti. Dëshira për t‘u marrë me poezinë është e hershme aq sa ç‘është i hershëm dhe njeriu", thekson Zhiti në parathënien e tij, duke vijuar se "madje dhe ikja e tij në kërkim të vendeve të tjera, mbase në fund të fundit është kërkimi i poezisë së vetvetes, i thelbit, zbulim i së bukurës". "Nëse përsëritet shpesh thënia e Dostojevkit se e bukura do ta shpëtojë botën, mua më pëlqen të shtoj se poezia është ajo që na shpëton ne nga kotësia dhe zvetënimi i gjërave dhe na jep emocionin e duhur, aftësinë për t‘u mrekulluar", veçon ai.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›