D’Alema: Sot njohim pavarësinë
• “Pavarësia e Kosovës ishte e pashmangshme pas tetë vjetësh nën administrimin ndërkombëtar”, tha dje ministri i Jashtëm i Italisë, Massimo D’Alema, duke shtuar se Italia po përgatitet për njohjen formale të pavarësisë së Kosovës që sot.“Kosova nuk mund të mbetet përgjithmonë nën administrimin ndërkombëtar dhe kosovarët nuk duan të mbeten më nën dominimin e Serbisë”, ka thënë shefi i diplomacisë italiane. Sipas tij, Presidenti italian, Xhorxho Napolitano, ka shkëmbyer disa mesazhe me Presidentin serb, Boris Tadiç. D’Alema i komentoi këto shkëmbime si mesazhe miqësore për të kujtuar e vlerësuar marrëdhëniet e mira mes Serbisë dhe Italisë, edhe pse ky vend do ta njohë pavarësinë e Kosovës, të kundërshtuar aq fort nga serbët.