Lind fëmija me zemrën jashtë kraharorit
Një fëmijë ka lindur me zemrën e dalë jashtë kraharorit. Ky fëmijë aktualisht ndodhet në një trajtim të veçantë dhe në një terapi intensive në qytetin jugor të Shenzhen-it. Bëhet e ditur se prindërit e fëmijës i dinin kushtet e bebes që para se ai të lindte, por kanë vendosur të mos e abortojnë. Zhvillimi i daljes së zemrës jashtë normales ka ardhur si shkak i një sëmundjeje të rrallë, nga e cila preken vetëm gjysmë milionë njerëz në të gjithë botën për çdo dekadë. Më pak se 200 raste janë dokumentuar deri tani, ndërkohë që rasti në fjalë është i pari për Kinën moderne. Pjesa më e madhe e fëmijëve vdesin nga sëmundja para se të lindin. Mjekët po mundohen të bien dakord që ta operojnë beben duke hequr deformimin, në momentin kur fëmija të jetë në rregull me shëndetin.
22 Shkurt 2008