E Diel, 1 Nëntor 2026

Gruevski pret demarkacionin për njohjen

• Kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski, ka deklaruar se Maqedonia nuk do të nxitojë të marrë një vendim për Kosovën. Sipas tij, ky vend do të shqyrtojë mirë rrjedhën e ngjarjeve në Kosovë e më pas do të marrë një vendim.Megjithatë, Gruevski ka deklaruar se vlerëson faktin që Kosova ka përkrahur paketën Ahtisari, si një bazë e mirë për ligjet e një shteti. Në fakt, liderët e Maqedonisë kanë deklaruar se zgjidhja e statusit të Kosovës duhet të bëhet njëkohësisht me zgjidhjen e demarkacionit të kufirit mes këtyre dy vendeve. Gruevski nuk e jep mbështetjen për pavarësinë derisa të marrë garanci se pjesa e Kosovës dhuruar Maqedonisë, do t’i mbetet këtij shteti.   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›