E Diel, 1 Nëntor 2026

-DEKLARATE E KRYEMINISTRIT- Me 30 janar 2005, populli iraken shprehu vullnetin e vet përmes zgjedhjeve të para të lira për të ardhmen e vet demokratike dhe bashkëjetesës në paqe e harmoni b

-DEKLARATE E KRYEMINISTRIT-

Me 30 janar 2005, populli iraken shprehu vullnetin e vet përmes zgjedhjeve të para të lira për të ardhmen e vet demokratike dhe bashkëjetesës në paqe e harmoni brenda vendit dhe me fqinjët. Pjesëmarrja e lartë në keto zgjedhje, ishte shprehja më e qartë e dëshirës së një populli të lirë për një të ardhme më të mirë në paqe e begati si dhe përgjigja ndaj kërcënimeve të terroristëve që nëpërmjet dhunës e spirales së gjakut dëshirojnë të kthejnë mbrapsht fatin e një populli që hoqi qafe një nga diktaturat më të egra të kohëve moderne.

Përshëndes këto zgjedhje si shprehjen më sublime të vullnetit të pathyer të popullit iraken për t'u rreshtuar krahas popujve të lirë në bashkësinë e vendeve demokratike. Këto zgjedhje shënuan përfundimisht fundin e një epoke terrori e vuajtjesh dhe hapin një kapitull të ri për Irakun dhe popullin iraken, i cili do të dijë të dëshmojë se është në gjendje të marrë në duart e veta dhe të administrojë fatin dhe të ardhmen e vet.

E bindur në universalitetin e vlerave të lirisë, demokracisë e të drejtave të njeriut, Shqipëria u rreshtua qysh në krye në Koalicionin e madh të luftës kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe dha pa u kursyer kontributin e vet për triumfin e këtyre vlerave të shenjta, të cilat u kurorëzuan me suksesin e këtyre zgjedhjeve historike. Edhe në të ardhmen, ashtu si deri më sot, qeveria dhe populli shqiptar nuk do të mungojnë të jenë përkrah forcave të lirisë dhe partnerëve të vet strategjikë, si një aleat i besueshëm dhe mik i popujve që gjakojnë për liri, drejtësi e demokraci.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›