DEMOKRACIA BOLSHEVIKE
Po bëhen 20 vjet që vendin e diktaturës bolshevike në Shqipëri e ka zënë demokracia bolshevike. Kjo e fundit shfaqet si një lloj surrogatoje e demokracisë, ku shumicat kanë një pushtet të pakufizuar. Por, meqenëse për një arsye a për një tjetër mbështetja e shumicave shkon për liderët e politikës, atëherë në demokracinë bolshevike janë këta liderë që gëzojnë pushtet të pakufizuar. Pra, nëse në diktaturën bolshevike kishim një lider të vetëm dhe klanin rreth tij që gëzonte pushtet të pakufizuar, në demokracinë bolshevike kemi disa liderë dhe disa klane rreth tyre që ushtrojnë në mënyrë të alternuar pushtetin e tyre të pakufizuar. Ky alternim bëhet me anë të zgjedhjeve që, jo rastësisht, kurrë nuk kanë arritur të jenë të lira e të ndershme. Por, kushdo që ka fituar zgjedhjet ka pasur pushtet të pakufizuar. Që nga fillimi i tranzicionit e deri më sot, në Shqipëri janë organizuar shtatë fushata zgjedhore parlamentare. Në të parën prej tyre kanë qenë përballë në krye të së majtës ish-presidenti komunist, Ramiz Alia, dhe në krye të së djathtës kreu i PD, Sali Berisha. Në pesë të tjerat pasardhëse, në krye të së djathtës ka qenë po kreu i PD, Berisha, që ka pasur përballë Fatos Nanon, në krye të PS dhe të së majtës. Në zgjedhjet e fundit, për shkak se PS realizoi më në fund rotacionin e lidershipit, po Sali Berisha i së djathtës, pati përballë si kryelider të së majtës kryebashkiakun e Tiranës, Edi Rama. Si shpjegohet kjo listë e varfër liderësh në thuajse 20 vjet zgjedhje? Si shpjegohet që edhe në demokraci ne, shqiptarët, konservojmë për dekada të njëjtët emra në krye të politikës thuajse njëlloj si në nën diktaturën bolshevike? Përgjigjja gjendet tek ajo lloj "demokracie" që është instaluar pas përmbysjes së komunizmit, te demokracia bolshevike që i ka zënë vendin diktaturës bolshevike.
***
Po pse, a nuk është demokracia një sundim i shumicës? A nuk ka të drejtë shumica fituese të bëjë si të dojë? Janë pyetje që mund t‘i bëjë shumëkush, aq më tepër kur në gjithë këto vite, politikanët i kanë justifikuar të gjitha dukuritë antidemokratike, si për shembull mosndërrimin e liderëve apo edhe dhunimin e Kushtetutës së Republikës, me lirinë apo vullnetin e shumicës. Është e vërtetë se në demokraci është shumica që vendos. Ky është rregulli bazë i vendimmarrjes. Por ato duhet të jenë vendime që të japin mundësi të qeverisësh dhe jo të sundosh. Në demokraci shumica vërtet qeveris, por nuk sundon. Prandaj çështja shtrohet: si bëhet e mundur që vullneti dhe e drejta e shumicës për të marrë vendime, të kufizohet me qeverisjen dhe të mos absolutizohet, duke degjeneruar në sundim? Si i bëhet që liderë të këqij, por që për fat të keq, ose për shumë arsye të tjera, gëzojnë mbështetjen e shumicës, liderë që votohen demokratikisht nga shumica, të mos mund të shndërrohen në sundimtarë? Pikërisht për t‘u bërë ballë këtyre rreziqeve që ofrojnë zgjedhjet dhe vullneti i shumicave, demokracia perëndimore ka vendosur dhe shenjtëruar disa parime e rregulla "loje". Disa nga këto rregulla, parime apo norma i vendosin kufij pushtetit të shumicës edhe nëpër partitë politike. Ca të tjera i vendosin kufij vullnetit të shumicës në shtet, që do të thotë, duke i vënë kufij qeverisë. Ca të tjera i vendosin kufij edhe vetë përfaqësuesve të sovranit në Parlament. Nëse këto rregulla dhunohen, nëse këto kufij kapërcehen, sepse ashtu ia ka qejfi shumicës apo liderëve që ajo mbështet e voton në një moment të caktuar, atëherë demokracia nga liberale bëhet bolshevike. Liderët nisin e marrin pushtet të pakufizuar nëpër partira për të shtrirë të njëjtin absolutizëm edhe në pushtet kur bëhen kryetarë qeverish. Madje kur bëhen edhe kryetarë të shumicave parlamentare, ata arrijnë deri në korrigjimin e Kushtetutës sipas interesave të tyre të çastit, sikur kontrata mbi të cilën themelohet Republika, të jetë një fletore bakalli. Në emër të vullnetit të shumicës dhe të demokracisë, nisin të shkatërrojnë themelet që mbajnë në këmbë demokracinë liberale, ato rregulla, norma dhe institucione që janë krijuar për të kufizuar pushtetin e liderëve, për të penguar që ata të bëhen sundimtarë, për të mbrojtur demokracinë nga liderët.
***
Demokracia liberale ka nevojë për disa rregulla fillestare, bazë dhe të paluajtshme, nëpërmjet të cilave ajo, në momente të caktuara, procedon pavarësisht vullnetit momental të shumicës. Edhe një sport i thjeshtë nuk bën dot pa disa rregulla bazë. Në futboll fiton ai që bën gol, por goli duhet shënuar sipas disa rregullave, për të cilat është rënë dakord paraprakisht. Nëse dikush lejohet të shënojë duke shkelur këto rregulla për të cilat është rënë dakord nga të gjithë që në lindje të futbollit, ai fiton pa të drejtë dhe futbolli nuk është më futboll. Kështu edhe në demokraci. Qeveris shumica, por në bazë të disa rregullave "të parashkruara" demokratikisht. Respektimi i këtyre rregullave i hap shanset fitores me anë të një konkurrence në kushtet e barazisë, mbi bazën e meritokracisë, të drejtës. Mbi meritokracinë, të drejtën dhe barazinë themelohet prona, dinjiteti dhe liria e individit. Shkelja e këtyre rregullave i hap rrugë padrejtësisë, dhunimit të pronës, lirisë dhe dinjitetit të njeriut.
Historia jep prova se jo rrallë, interesat e një lideri, pra edhe të shumicës që e mbështet, nuk janë në harmoni me meritokracinë, të drejtën dhe lirinë. Pra, një lider dhe një shumicë mund të kenë interesa që nuk përputhen me interesin publik dhe demokracinë. Prandaj demokracia duhet të ketë disa barriera që të mbrohet nga vullneti (pushteti, qeveria) i kësaj shumice. Pra kërkohet që qysh kur për të nis epoka e demokracisë, shoqëria të aprovojë demokratikisht disa parime, rregulla dhe institucione që e mbrojnë demokracinë në momente të caktuara edhe nga vullneti i shumicës, nga populli dhe lideri i popullit. Kjo në thelb do të thotë të ruash demokracinë nga demokracia. Kërkohen ca rregulla që mbrojnë interesa strategjike të demokracisë nga interesat, dalldisjet, pasionet apo idhujtaritë e çastit të shumicës. Sikundër vëren me të drejtë Fareed Zakaria, kohët po provojnë se demokracia nuk ruhet dot pa disa institucione kyçe që funksionojnë jo demokratikisht. Dhe ja një shembull: sikur një shtet demokratik t‘i ulte dhe ngrinte interesat bankare sipas dëshirës së popullit apo vullnetit të shumicës që përfaqësohet nga qeveria, shumë shpejt ekonomia do të rrënohej nga inflacioni. Por shteti demokratik krijon Bankën Qendrore që nuk ua vë shumë veshin dëshirave të qeverisë dhe i ul dhe i ngre interesat bankare atëherë kur mendon ajo se duhet. Dhe duke funksionuar në mënyrë jo demokratike, pra duke mos përfillur zërin e qeverisë së shumicës, banka mbron demokracinë dhe popullin. Po kështu edhe gjykatat nuk duhet të funksionojnë sipas vullnetit të shumicës. Ato veprojnë në bazë të ligjeve që janë miratuar demokratikisht. Me t‘u miratuar këto ligje duhet të funksionojnë, pavarësisht ndjenjave të shumicës apo pushtetit të saj. Por shumicave dhe veçanërisht liderëve të tyre, qëllon që nuk u pëlqen që ligji të zbatohet për ata vetë. Nëse gjykatat do të marrin parasysh këto interesa dhe ndjesira, atëherë liderët dhe ata që qëndrojnë pranë tyre do të dalin mbi ligjin. Ky është burimi i padrejtësive. Mjerisht kjo është ajo që po ndodh në Shqipëri. Katastrofa e piramidave ndodhi edhe sepse Banka Qendrore nuk i bëri oponencën e duhur qeverisë. Korrupsioni i politikanëve dhe qeveritarëve nuk po ndëshkohet, sepse prokuroria dhe gjykata nuk guxojnë të zbatojnë ligjin dhe drejtësinë, kur është fjala për skandale qeveritare. Kjo ndodh edhe pse politikanët, duke keqpërdorur mandatin e shumicës, duke folur në emër të shumicës, miratojnë ligje që nuk e pavarësojnë drejtësinë prej politikës. Të gjitha këto janë shfaqje dhe pasoja të demokracisë bolshevike që asgjëson lirinë e institucioneve dhe bashkë me të edhe liritë e të drejtat e njerëzve. Dhe nuk është e vështirë të gjesh fakte pa fund të dhunimit të lirive dhe të drejtave të njerëzve në të gjitha nivelet e shoqërisë. Demokracia bolshevike ka bërë që shoqëria përmbytet nga padrejtësia.
***
Sali Berisha ka "meritën" historike të instalojë i pari në partinë më të madhe të opozitës demokracinë bolshevike. U bën thuajse 20 vjet që në PD votohet i njëjti lider, pavarësisht se humb e fiton. Berisha ka bërë kujdes që në PD të mos ketë asnjë rregull që ta kufizonte automatikisht qëndrimin e tij në krye të PD, pavarësisht se mbështetësit apo shumica e partisë mund të dojë që ai të qëndrojë atje gjithë jetën. Por mjerisht, një model të tillë të demokracisë bolshevike po instalon edhe partia më e madhe e opozitës, PS. Kur Fatos Nano u tërhoq katër vjet më parë pas humbjes së zgjedhjeve, u mendua se më në fund, PS bëri një hap drejt instalimit të një zakoni që i jepte fund jetëgjatësisë enveriane dhe aspak meritokratike të liderit. Vetë lideri i ri Edi Rama, pat këmbëngulur që në statut të futej një rregull në bazë të të cilit, mandati i kryetarit të partisë ndërpritet automatikisht kur humben zgjedhjet e përgjithshme. Menduam: Ja më në fund edhe një lider i përgjegjshëm! Por e gjitha paska qenë një gënjeshtër. Sot, pasi PS humbi zgjedhjet, shohim një Ramë tjetër. Tashmë mësojmë prej gojës së tij se edhe pse humbës, kryetarit të PS vërtet i ndërpritet mandati nga një rregull i statutit të PS, por ai ka të drejtën demokratike të kandidojë përsëri. Rregulli i statutit të PS, që ishte bërë pikërisht për të nxjerrë jashtë lojë një lider humbës, por megjithatë të mbështetur nga demokracia bolshevike e shumicës, nxirret jashtë loje me pretekstin e demokracisë bolshevike. Dhe nuk ka dyshim që po kandidoi Rama do të fitojë përsëri kreun e PS. Sepse ka të drejtë dhe e meriton, sepse shumica ka gjithnjë të drejtë? Aspak! Por sepse të tilla janë raportet apo afeksionet që vendosen mes liderit dhe masës së partisë, e cila ka prirje të shohë në figurën e liderit partinë vetë. Aq më tepër në vende si Shqipëria, ku ndryshe nga Perëndimi lideri është nëpunësi i radhës, mendësia patriarkale e përforcuar nga mbi 40 vjet bolshevizëm ka prirje ta shndërrojë liderin në idhull. Për më tepër, kërcënimi nga Berisha i bën masat e PS ta perceptojnë largimin e liderit të radhës si rrezik dhe jo si shpëtim. Madje për to, vetëm lideri është shpëtimi. Një nga opinionet më të përhapura sot në radhët e socialistëve është se "po u largua Rama, PS mori fund". Kjo është qartazi sindromë e arratisjes nga liria dhe e gjetjes strehë te "lideri i fortë". Dhe shihet se nuk tremb fare fakti që gjëra të tilla kanë 20 vjet që stërthuhen në PD. Pse nuk tremb kjo ngjashmëri me kundërshtarin? Sepse, mjerisht, shumë socialistë nuk e kuptojnë se duke ndjekur në PS modelin e demokracisë bolshevike që ka aplikuar edhe Berisha në PD, rrisin shanset e Berishës. Ndërkaq, Edi Rama po punon në dy drejtime: të pengohet saktësimi në Statutin e PS i një rregulli që i heq mundësinë të mbrohet në rast humbjeje me demokracinë bolshevike dhe, nga ana tjetër, po bën çmos që masat e socialistëve të zhyten edhe më thellë në kënetën e iluzioneve mesianike se vetëm ai, Rama, është shpëtimtari i situatës. "...Sali Berisha e ka kuptuar i pari se me mua në krye Partia Socialiste do të jetë një pengesë e pakapërcyeshme për pushtetin e tij..." - deklaroi aspak modestisht dhe mesianisht Rama në një intervistë para pak ditësh. E vërteta është krejt tjetër. Edi Rama nuk u bë dot pengesë e pakapërcyeshme për ripërtëritjen e mandatit të një Berishe me një "Gërdec" mbi shpinë dhe prandaj, kemi frikë se Berisha ka kuptuar të kundërtën, pra që me Ramën në krye, PS nuk do të jetë një pengesë e pakapërcyeshme për pushtetin e tij "korruptues dhe të korruptuar". Rama shqetësohet se paska njerëz publikë që përdorin lirinë e tyre "në një përpjekje absurde për të kufizuar lirinë e popullit opozitar për të zgjedhur lidershipin" e vet. A nuk sintetizohet në këtë thënie të Ramës zakoni i liderëve autokratë për t‘u fshehur pas "Popullit", vullnetit të tij apo demokracisë së shumicës? A nuk është ky uniteti famëkeq lider-popull, lider-shumicë që i ka bërë varrin lirisë në Shqipëri? A nuk është pikërisht kjo ajo që kritikojmë, një situatë ku "liria e popullit opozitar" nuk është e kufizuar nga asnjë rregull apo statut, një situatë ku demokracia liberale dhe liria që ajo garanton, janë të kërcënuara nga liria e pakufizuar e shumicave dhe liderëve të demokracisë bolshevike?