E Shtunë, 31 Tetor 2026

DETYRAT KRYESORE TE KESHILLIT TE EVROPES

Kur je i ri, ditëlindjet shërbejnë për t‘u rritur dhe për të shikuar përpara. Kur ke disa vjet pas, ka një mundësi të shikosh prapa dhe të vlerësosh nëpër vite. 60-vjetori i nënshkrimit të Traktatit të Londrës, i cili themeloi Këshillin e Evropës më 1949, është një mundësi për t‘i bërë të dyja.

Gjashtëdhjetë vjet më parë, burrat e shtetit, të cilët themelonin Këshillin e Evropës e dinin pikërisht çfarë po bënin. Ja pse statuti ynë është kaq i shkurtër, kaq i qartë dhe kaq i thjeshtë. Këshilli i Evropës ekziston për të arritur një "unitet më të madh mes anëtarëve të tij, me qëllim ruajtjen dhe realizimin e idealeve dhe të parimeve, të cilët janë trashëgimia e tyre e përbashkët, si dhe lehtësimin e progresit të tyre ekonomik e social". E bën këtë, duke diskutuar "çështje të shqetësimeve të përbashkëta dhe me marrëveshje e veprim të përbashkët në fushat ekonomike, sociale, kulturore, shkencore, ligjore dhe administrative, si dhe në mbajtjen e realizimin e mëtejshëm të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore".

Këto dhjetë vende theksuan se vlerat shpirtërore dhe morale janë burimi i vetëm i lirisë individuale dhe ato argumentuan se uniteti më i madh mes të gjitha vendeve evropiane me ideale të njëjta ishte e nevojshme për të mbajtur dhe realizuar këto ideale. Eshtë ende rasti, duke qenë se kërkojmë të ndërtojmë themele të përbashkëta midis 800 milionë evropianëve, të përfaqësuar në 47 shtetet anëtare, të cilët janë tani anëtarë të organizatës sonë.

Kur kryetarët e qeverive rishikuan prioritetet e Këshillit të Evropës, në takimin tyre në Varshavë, në vitin 2005, ata hartuan udhëzime për punën në vijim të Këshillit të Evropës, duke theksuar aktivitetet bazë në mbrojtje të të drejtave të njeriut, forcimit të demokracisë dhe sigurimit të shtetit ligjor.

Por në praktikë, ka hapa prapa, ashtu siç ka edhe progres. Çmimi i lirisë, siç e dimë të gjithë, është vigjilenca e përjetshme. Një re e zezë ende varet mbi Evropë si rezultat i pretendimeve të komplicitetit të disa qeverive evropiane në fluturimet sekrete të CIA, dhe çështja është ende e pazgjidhur për sa i përket Këshillit të Evropës. Pesha e problemeve aktuale është e rëndë, por nuk duhet ta shkëpusë nga arritjet e gjashtë dekadave të fundit, për të cilat është e drejtë të festohet në këtë përvjetor.

Po ashtu, kohët e fundit, ne kemi pasur konfliktin e armëve mes dy shteteve anëtare, Gjeorgjinë dhe Rusinë, me gjithë angazhimin e tyre për të përdorur mjete paqësore për të zgjidhur mosmarrëveshjet. Më shumë se 200 konventa të miratuara mes shteteve anëtare qëndrojnë si monumente në kërkimin për standarde të përbashkëta përmes gamës së gjerë të çështjeve në fushën ekonomike, sociale, kulturore, shkencore, ligjore e administrative. Ato renditen nga ekuivalenca e diplomave të shkollës deri tek asistenca mjekësore, nga të drejtat sociale te lufta kundër terrorizmit, nga krimi elektronik deri te trafikimi i qenieve njerëzore. Bashkë ata provojnë për përpjekjet e vazhdueshme të të gjitha shteteve evropiane për t‘u ofruar qytetarëve përfitimin e standardeve të krahasueshme kudo që ato mund të banojnë.

Në vijim, Këshilli i Evropës ka ngritur trembëdhjetë agjenci specialistësh, shpesh me iniciativën e vetëm pak shteteve anëtare, por shpesh e hapur për të tjerët t‘i bashkohen. Ata kanë të bëjnë me çështje të tilla si standardizimi i përkufizimeve bazë shkencore të mjekësisë, hartimi i masave antikorrupsion, përmirësimi i mësimit të gjuhëve dhe lufta kundër drogës e trafiqeve të paligjshme. Shpesh të panjohur, jashtë fushës së specialitetit të tyre, ata japin një kontribut madhor për të hartuar së bashku standardet në kontinent, shpesh me një influencë në një botë më të gjerë, e cila e tejkalon çdo gjë të imagjinuar nga njerëzit që krijuan Këshillin e Evropës.

Dhe Këshilli i Evropës mbetet organizata kryesore që monitoron respektin për të drejtat e njeriut brenda kontinentit tonë. Me aktivitetin investigativ të Komitetit për Parandalimin e Torturës dhe Komisionerin për të Drejtat e Njeriut, autoritetet në shtetet tona anëtare - gjykata, policia, burgjet - i nënshtrohen vëzhgimit të hollësishëm dhe, kur është e nevojshme, ato cilësohen dhe qortohen. Misionet e monitorimit vizitojnë shtetet që kanë nevojë për asistencë dhe raportet e tyre të publikuara forcojnë presionin e opinionit publik për standarde të larta të mbrojtjes të të drejtave të njeriut nëpër kontinent.

Mbi të gjitha, puna e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut qëndron në qendër të arritjeve të Këshillit të Evropës në periudhën e gjashtëdhjetë viteve. Numri i aplikimeve në Gjykatë- 62000 vetëm në vitin 2008 - është dëshmia e rëndësisë së saj.

Për sa i përket së ardhmes, Këshilli i Evropës ka katër detyra kryesore:

1. Forcimin e hapësirës ligjore evropiane. Në kemi nevojë të rishikojmë dhe të ndryshojmë disa nga konventat ekzistuese. Disa duhet të azhornohen, dhe zona të reja të punës duhet të organizohen brenda kuadrit të konventave të reja;

2. Të zbatohet më fort sistemi i monitorimit për të drejtat e njeriut. Të evidentosh dhe të qortosh është një mekanizëm i dobishëm, por Këshillit të Evropës i duhet të premtojë dhe të penalizojë më shumë, në mënyrë që shtetet anëtare të mos kenë opsionin e kthimit prapa, por vetëm të progresit. Nuk duhet të ketë pafajësi për ato autoritete në një shtet anëtar, ku pushteti ka abuzuar në dëm të një individi;

3. Mbështetja në asistencën tonë të programeve për shtetet anëtare që duan të bëjnë diçka më të mirë. Të gjitha shtetet tona anëtare aplikojnë për standardet e larta të Këshillit të Evropës dhe janë entuziastë të jenë në nivelin e tyre, por disa prej tyre kanë më shumë nevojë për ndihmë se të tjerët;

4. Komunikimi më i mirë për atë që ne bëjmë dhe atë që kemi bërë. Vizibiliteti më i lartë i punës së Këshillit të Evropës do të ndihmojë të ankorojë arritjet tona në mendjet e qeverive dhe të sigurojë mbështetjen e sigurt për një mik, ndonjëherë të parehatshëm.

Duke u marrë me këto katër çështje ne mund të krijojmë një formë pozitive për ndryshim, kur një Këshill Evrope i forcuar mund të bëjë një Evropë më të gjerë moralisht, si dhe materialisht një vend më të mirë. Këshilli i Evropës është, siç ka qenë gjithnjë, një element vital në luftën e vazhduar për shprehjen pozitive për pjesën më të mirë të natyrës njerëzore në qeverinë e të gjitha shteteve tona.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›