Çfarë pret Serbia nga vizita e Bajden?
Vizita e paralajmëruar e zv.presidentit të SHBA-së, Xhozef Xho Bajden, në gjysmën e dytë të këtij muaji në Bosnjë-Hercegovinë, Serbi e Kosovë, e konfirmuar tashmë edhe nga kabineti i tij në Shtëpinë e Bardhë, ashtu sikurse edhe në të gjithë rajonin e Ballkanit, është pritur me interesim dhe ‘veshë të ngritur‘ edhe në qarqet politike dhe mediatike të Serbisë. Vizita e pritshme e Bajden ka ngjallur midis tyre diskutime dhe hamendësime të shumta lidhur me atë se çfarë do të arrihet. Në rastin e kësaj vizite, një gjë është e qartë, dhe këtë e pranojnë edhe mendjet realiste në Serbi; ajo synon, në radhë të parë, qëllimin strategjik që është një Ballkan i qëndrueshëm dhe i zhvilluar, i komponuar në integrimet evropiane, që nuk mund të realizohet, në asnjë mënyrë, pa dialog e pa përpjekje për zgjidhjen me marrëveshje të çështjeve të diskutueshme.
Por, sidoqoftë, edhe në rastin e kësaj vizite të ardhshme të nivelit më të lartë nga SHBA-ja në Serbi, qëkur kjo e fundit është bërë shtet më vete, dhe që konsiderohet si mjaft e rëndësishme për marrëdhëniet mes këtyre dy vendeve, në qarqet politike e publike serbe apostrofi vihet te çështja e pavarësisë së Kosovës, për të cilën, SHBA dhe Serbia kanë qëndrime krejt të kundërta. Dhe në Serbi janë të ndërgjegjshëm se, lidhur me këtë çështje, vështirë që SHBA të bëjë ndonjë lëshim. "Duket e sigurt se mosmarrëveshja rreth statusit të Kosovës do të vazhdojë, megjithëse është interesante të shihet se çfarë do të sjellë, lidhur me këtë vizita e ‘njeriut nr.2‘ të Uashingtonit zyrtar në Beograd, e paralajmëruar gjatë vizitës së kohëve të fundit të ministrit të Jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremiç, në SHBA. Sidoqoftë, lëshime lidhur me çështjen kyçe (të Kosovës) në këtë rast nuk priten, pasi secila palë, siç duket qartë, do të qëndrojë te pozita e saj: për SHBA-në, Kosova është shtet i pavarur, kurse për Serbinë, ajo vazhdon të mbetet krahina jugore e saj", vinte në dukje, në një koment të saj, gazeta e përditshme serbe "Politika". Komenti theksonte se, edhe gjatë kësaj vizite, ashtu si edhe në raste të tjera, pritet "të ketë presione suplementare nga ana e SHBA-së dhe rezistencë parimore nga ana e Serbisë për ruajtjen e integritetit territorial".
Por, pavarësisht se në Serbi e kanë mjaft të qartë që vizita e zv.presidentit amerikan, Xho Bajden, nuk pritet ta zgjidhë mosmarrëveshjen rreth çështjes së Kosovës, në qarqet serbe hamendësohet se vizita do ta çojë rrjedhën e ngjarjeve, lidhur me çështjen e Kosovës, në një nga tri drejtimet: ta ashpërsojë më tej mosmarrëveshjen për çështjen përkatëse, që nuk është në interes të palëve, sidomos të Serbisë; ta zbusë disi, që do të ishte në interes, sidomos, të Serbisë; ose ta përfshijë çështjen në fjalë në një kuadër më të gjerë shqyrtimi në marrëdhëniet ndërkombëtare të përgjithshme, në radhë të parë mes SHBA-së dhe Rusisë, për të cilat nënpresidenti amerikan rekomandoi kohët e fundit se ka ardhur koha që "të shtypet susta e një fillimi të ri". Vetëm se në Serbi nuk e kanë shumë të qartë, nëse ekziston një sustë e tillë për marrëdhëniet amerikano-serbe që, ka të ngjarë, të mbetet enigmë, sikurse vë në dukje gazeta beogradase "Politika".
Sido që të jetë, ende pa filluar vizita e paralajmëruar e nënpresidentit amerikan në Beograd, atmosfera e prag-vizitës nuk është shumë entuziaste në Serbi. Beogradit zyrtar, sikurse vinte në dukje këto ditë media serbe, nuk i pëlqeu as edhe vetë njoftimi, edhe pse i shkurtër, i Shtëpisë së Bardhë për vizitën e Xho Bajdenit në disa vende të Ballkanit: "Zv.presidenti i SHBA-së do të udhëtojë më 18 maj të këtij viti për në Evropën Lindore, ku do të vizitojë Bosnjën e Hercegovinën, Serbinë dhe Kosovën. Ai do të takohet me liderët politikë të tre vendeve, si dhe me funksionarët dhe personelin amerikan, të stacionuar në rajon. Detajet e udhëtimit të zv.presidentit do të bëhen të ditura më vonë". Ky ishte njoftimi që bëri Uashingtoni zyrtar lidhur me vizitën në fjalë. Dhe çfarë nuk u pëlqeu serbëve në këtë formulim të shkurtër? Sigurisht, se Xho Bajdeni do të vizitojë tre vende (B-H, Serbinë dhe Kosovën), ndërkohë që Serbia ende vazhdon të ngulë këmbë tek e vetja me kokëfortësi se Kosova është pjesë përbërëse të saj dhe gjë që, sipas saj (Serbisë), është një mesazh i hapur e pa asnjë mëdyshje se, lidhur me pavarësinë e Kosovës, në qëndrimin amerikan nuk ka asnjë ndryshim dhe se Serbia nuk ka pse të ushqejë ndonjë iluzion. Dhe këtë e kanë të qartë në Serbi, ku një pjesë e medias së saj nuk lë pa përmendur se Xho Bajdeni njihet si "një nga kundërshtarët më energjikë të politikës së Beogradit në versionin e Sllobodan Millosheviçit, ka qenë një nga mbështetësit e ndërhyrjeve ushtarake amerikane (NATO) në B-H, si dhe në pranverë të vitit 1999 kundër ish-RS të Jugosllavisë, me rastin e krizës së Kosovës, në linjën e të cilave ka qenë edhe ‘Zonja e Parë‘ e SHBA-së, në atë kohë, dhe shefja aktuale e diplomacisë amerikane, Hillari Klinton".
Por, sidoqoftë, edhe në Serbi janë të ndërgjegjshëm se duhet të shfrytëzohet rasti, që rrallëherë përsëritet, i vizitës së "dorës së djathtë" të Presidentit të SHBA-së, Barak Obama, në këtë vend dhe këtë e kanë theksuar, edhe më parë dhe tani, si përfaqësuesit zyrtarë të Beogradit, ashtu edhe media serbe, se të dy vendet mund të merren vesh në ato fusha, ku ata mund të bashkëpunojnë dhe ato nuk janë të pakta; në politikë, ushtri, ekonomi, kulturë etj., në funksion të realizimit të aspiratave eurointegruese të Serbisë.