HESHTJA DHE KODI I FRIKES
Ngjarja lokale e Roskovecit mori dimension kombëtar dhe ndërkombëtar. Ajo do të klasifikohet si një akt i mirëfilltë kriminal, pavarësisht motivit të saj. Madje, mund të thuhet se ajo ishte e tipit mafioz. Një personazh politik vritet në derën e shtëpisë, duke terrorizuar të gjithë familjarët dhe fqinjët. Ngjarja ndodh natën, kur në rrugë askush nuk lëviz dhe të gjithë ndodheshin pranë televizorit për të parë një ndeshje ndërkombëtare futbolli. Për vrasjen përdoret kallashnikovi, një mjet që ngjall tmerr e terror dhe nuk lë asnjë mundësi shpëtimi. Vrasja është makabre, me gjashtë plumba, duke derdhur së bashku me breshërinë, edhe një inat e hakmarrje ekstreme. Largimi është i qetë, duke zhdukur gjurmët në një qytet, që normalisht do të duheshin vetëm dhjetë minuta për ta lokalizuar e kapur vrasësin.
Asnjë në qytet nuk flet, sepse të gjithë janë të terrorizuar. Një kod heshtjeje ka përfshirë të gjithë qytetin dhe fshatrat përreth dhe kjo vjen se kodi i frikës dhe terrorit duket të jetë prezent në të gjithë hapësirën e zonës. Është e çuditshme se edhe thashethemet kishin ngrirë dhe nuk ndodh si gjithnjë që, pas çdo ngjarjeje, në eter shpërndahen të gjitha supozimet dhe hamendjet. Njerëzit kanë frikë, janë të pasigurt. Kriminelët mund të veprojnë ndaj kujtdo, pa frikë dhe shteti është i pafuqishëm jo vetëm të parandalojë, por edhe t‘i mbrojë qytetarët. Aq më pak të kapë e të godasë kriminelët. E për më tepër, kjo ndodh kur praktikisht fushata elektorale ka filluar. Lajm jo fort i mirë dhe prandaj Komisioni Evropian shqetësohet dhe reagon. Është edhe një element tjetër negativ, që dëmton imazhin e vendit. Imagjinoni një kryeministër evropian të lexojë në dosjen e të rejave të ditës se "një deputet i opozitës vritet vetëm pak javë para se të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme dhe shteti nuk është në gjendje të kapë e të dënojë fajtorët"...
Konteksti politik i ngjarjes
Ngjarja është e zhvilluar në një kontekst të qartë politik. Është vrarë në mënyrë kriminale një deputet, përfaqësues i organit më të lartë të vendit. Për më tepër, ai është një deputet prej tri mandatesh i opozitës aktuale. Po ashtu, ngjarja zhvillohet vetëm pak javë para zgjedhjeve të përgjithshme, pra në periudhën më të rëndësishme politike, që praktikisht është fushata zgjedhore. Natyrisht që kjo nuk do të thotë se motivimi i saj është politik, sepse duhen pritur përfundimet e hetimeve. Nga ana tjetër, klima politike dhe retorika konfliktuale, sidomos në Kuvend, dhe në tribunat elektorale përbëjnë një terren të përshtatshëm dhe rrisin mundësitë e ngjarjeve të tilla kriminale.
Siguria qytetare ende shumë e ulët
Kur merret guximi për të vrarë një deputet, jeta e një qytetari të thjeshtë duket krejtësisht e pavlefshme. Krimi, pa asnjë lloj frike, duke ngritur dorën kundër institucionit të përfaqësimit të shtetasve, nuk ka më të voglin hezitim të godasë çdo qytetar. Për rrjedhojë, qytetari rezulton tërësisht i pambrojtur dhe i pafuqishëm përballë krimit ordiner e të organizuar. Siguria qytetare është në nivel shumë të ulët. Dhe kjo siguri është tronditur, sepse krimi i organizuar është në nivele të tilla saqë sfidon shtetin. Në Roskovec, pas vrasjes makabre në derën e shtëpisë, mbretëronte heshtja. Askush nuk fliste dhe askush nuk dinte asgjë, kur bëhej pyetje se çfarë qëndronte pas vrasjes së deputetit. Një kod frike i kudopranishëm lexohej në fytyrat e të gjithëve, ndërkohë që në vështrimin asgjëkundi të secilit vëzhgohej frika nga breshëria e vrasësit, që godiste me sa duket fuqimisht veshët dhe trurin e tyre. Realisht lexohej një pasiguri ekstreme te të gjithë, të cilët në heshtje kërkonin ta shprehnin vetëm me shtrëngim duarsh. Ishte realisht diçka e rrallë e ndjerë gjatë këtyre 18 viteve. Dhe natyrisht siguria qytetare është një nga elementët bazë të sigurisë në përgjithësi, e cila nëse tronditet, është me pasoja për stabilitetin.
Shteti ligjor, i pafuqishëm...
Ky veprim kriminal tregon qartë ose bashkëpunimin e krimit me shtetin, ose pafuqinë e shtetit përballë krimit. Veprimi duket i mirëmenduar, duke marrë në konsideratë ose mbrojtjen e shtetit, ose paaftësinë e tij për ta goditur. Kriminelët veprojnë të pashqetësuar, sepse në rastin më të mirë, shteti ligjor shfaqet i pafuqishëm për ta. Ngritja e dorës së krimit ndaj deputetit tregon minimalisht nivelin më të lartë të pafuqisë së shtetit, ndërkohë që bashkëpunimi i shtetit me krimin në këtë rast do të përbënte krim shtetëror. Që shteti ligjor është i pafuqishëm në vendin tonë dhe krimi është ende një problem serioz mund ta lexojë kushdo në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për vitin 2008. Ngjarja në Roskovec ishte vetëm një nga shembujt më domethënës dhe ndoshta një nga më shqetësuesit.
Shteti i së drejtës, i dobët...
Roskoveci është një qytet i vogël, ku krismën e kallashnikovit e kanë dëgjuar shumë vetë. Fatkeqësisht, policia është njohur me ngjarjen vetëm kur trupi me gjashtë plumba i deputetit, i transportuar drejt Fierit, do të vihej re prej Policisë Rrugore. Ndërkohë, krimineli do të kishte të gjithë kohën e nevojshme për t‘u larguar, pa bërë zhurmë dhe pa lënë gjurmë. Ndërsa do të duhet të rrethohej vendi i krimit në një rreze 100-200 metra, pas disa orësh njoftohet se ka filluar patrullimi deri në Lushnjë e Vlorë, pra larg rreth 100 kilometra ose një mijë herë më larg apo më ngadalë sesa veprimi normal i një shteti funksional. Nuk do të dëshiroja të pranoja në analizën time mundësinë e një bashkëpunimi krim-polici, ndërkohë që e kam të pamundur të mos arrij në përfundimin se policia është minimalisht e paaftë. Ajo, së bashku me strukturat e tjera të shtetit, është treguar e paaftë për ta parandaluar këtë rast apo shumë raste të tjerë. Ajo po tregohet e paaftë për të kapur brenda kohës standarde kriminelin. Shteti i së drejtës shfaqet i pafuqishëm në kapjen dhe goditjen e krimit. Fatkeqësisht, ashtu si edhe në shumë raste të tjera, ka shumë gjasa që krimi të mos marrë dënimin e merituar. Dhe kjo është një arsye më shumë që krimi vazhdon të trimërohet e të veprojë, dhe përballë shtetit të dobët të së drejtës, të organizohet edhe kundër deputetëve, pra në një farë mënyre edhe kundër vetë shtetit... Kjo ka bërë që Brukseli të shqetësohet. Vetë komisioneri Oli Rehn do të prononcohej pa humbur asnjë minutë, ditën e diel. Një rast, që dalëngadalë po bëhet i zakonshëm në vendin tonë, ndërkohë që për Brukselin shfaqet i jashtëzakonshëm.