DITA E EVROPËS Lohan: “Dialog konstruktiv mes partive për krizën”
Autori i Lajmit: Redaksia
Kreu i Delegacionit të Komisionit Evropian, Helmut Lohan, deklaroi dje në një takim me rastin e Ditës së Evropës se “për sa i përket Shqipërisë, nuk mund të vendos fjalët e Shumanit në kontekstin e vendit. Më vijnë ndërmend arritjet konkrete që duhet të bëjë Shqipëria drejt BE-së. Shumani flet për eliminimin e konfliktit midis armiqve të vjetër si kusht për të zgjidhur edhe problemet e tanishme”. Lohan theksoi se nuk është rastësi që BE thekson rëndësinë e dialogut politik e konstruktiv midis aktorëve dhe partive më të mëdha në vend. Të ftuar ishin ambasadori amerikan Xhon Uidhers, presidenti Bamir Topi, kryeministri Sali Berisha dhe kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, si dhe kreu i opozitës, Edi Rama. “BE edhe në të kaluarën, por edhe tani ka plot shembuj se si ka ndihmuar dialogun për zgjidhjen e problemeve dhe zgjidhjen e krizave. Qoftë urtësia e Robert Shumanit ajo që do të udhëheqë BE-në dhe Shqipërinë në të ardhmen”,- u shpreh Lohan. Mesazhi i Lohan vjen në një moment kur palët politike në Shqipëri nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët për transparencën e zgjedhjeve të qershorit 2009. Me synim transparencën, PS po organizon protesta dhe grevë urie disaditore, kurse qeveria shprehet se në vend nuk ka asnjë krizë.
“Dita e idealit për shqiptarët”
I pranishëm në takimin e organizuar nga KE, ishte edhe kryeministri Berisha, i cili duke e cilësuar 9 Majin si ditën e idealit më fisnik të qytetarëve të Evropës, e idealit të paqes dhe të bashkëpunimit, u shpreh për gazetarët e pranishëm: “Kjo është një ditë në të cilën kremtohet 9 Maji, dita e themelimit të asaj, që shtetarë të ndryshëm e kanë quajtur mrekullia më e madhe e Evropës, që nga koha e rilindjes së saj, Bashkimit Evropian. Është dita e idealit më fisnik të qytetarëve të Evropës, e idealit të paqes, idealit të bashkëpunimit, idealit të prosperitetit, e idealit të së ardhmes. Është një kënaqësi shumë e madhe për mua, që ky ideal është i përqafuar nga ky komb me përqindjen më të madhe se nga çdo komb tjetër, çka përbën një forcë të madhe të jashtëzakonshme, shtytëse përpara për Shqipërinë, drejt BE-së. Përbën një motiv të fuqishëm pune, përkushtimi, dedikimi në rrugën e reformave që shndërrojnë çdo ditë e më shumë në realitet idealin evropian të shqiptarëve”.
Rama – Uidhers, takim “tet a tet”
Ambasadori amerikan në Tiranë, Xhon Uidhers, ka zhvilluar një takim kokë më kokë me Kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, përreth 30 minuta. Rama dhe Uidhers kanë shfrytëzuar praninë e tyre në aktivitetin e organizuar nga Komisioni Evropian për Ditën e Evropës për të diskutuar për situatën politike të krijuar pas hyrjes së opozitës në grevë. Nuk janë dhënë informacione nga përmbajtja konkrete e bisedës, vlen të theksohet se me mbërritjen e kryeministrit Berisha në këtë aktivitet, lideri socialist Rama është larguar nga ambientet e hotelit “Rogner”. Ambasadori amerikan është angazhuar këto ditë për gjetjen e një zgjidhjeje për krizën politike në një tryezë të pritshme të Presidentit të Republikës.
Ky lajm është publikuar: 13/05/2010