E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodra “Do të ndryshohet legjislacioni për mbrojtjen sociale”

Autori i Lajmit: Redaksia

Rritja e efektivitetit dhe funksionimi sa më i mirë i skemës së ndihmës ekonomike është prioritet i Ministrisë së Punës, Çëshjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Sioas burimeve zyrtare po punohet për zbatimin sa më të mirë të saj. Zv/ ministrja Filloreta Kodra gjatë një takimi të organizuar nga Ministria me temë “Përmirësimet e mëtejshme ligjore të legjislacionit të ndihmës ekonomike dhe shoqërore në Shqipëri” tha se: “Jemi këtu për të identifikuar problemet dhe ky është vetëm fillimi i këtij procesi. Ndihma ekonomike duhet të shkojë aty ku janë edhe nevojat”. Më tej Zv/Ministrja e Punës u ndal në ndryshimet dhe përmirësimit që i janë legjislacionit kohët e fundit. Kodra u ndal edhe në objektivat për të ardhmen si, realizmi i një studimi të legjislacionit për paaftësinë, vlerësimi i klasifikuar i paaftësië, hartimi dhe zbatimi i politikave aktive për rehabilitim profesional, me qëllim punësimin e personave me paaftësi, etj. Kodra theksoi se tashmë ka filluar puna për përmirësimin e legjislacionit në fushën e mbrojtjes sociale dhe përafrimin e tij me legjislacionin evropian. Qëllimi i këtij takimi ishte dalja me rekomandime konkrete në lidhje me objektivat që do të shërbejnë për hartimin e politikave për ndryshim në legjislacionin ekzistues të mbështetjes sociale. Në takim merrnin pjesë përfaqësues të institucioneve përgjegjëse politikbërëse dhe zbatuese të legjislacionit në fushën e mbrojtjes sociale.

Ky lajm është publikuar: 13/05/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›