Bosch: “Të bëhet transparenca e financimit të partive”
Autori i Lajmit: Redaksia
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch, ka kërkuar dje ndërhyrje urgjente në legjislacion dhe në metodikën e kontrollit të financimit të partive politike. Diplomati i OSBE ka thënë se, megjithëse Kushtetuta e shpreh qartë se financimi i partive politike duhet të jetë publik dhe transparent, forcat politike shqiptare nuk e bëjnë këtë.
Sipas ambasadorit, edhe ato pak kontrolle që bëhen, në fushatë nga KQZ dhe jashtë fushatave zgjedhore nga KLSH, japin informacion të paplotë dhe fragmentar. Ambasadori i OSBE kritikoi ashpër partitë politike në Shqipëri duke thënë se ato u mohojnë qytetarëve të drejtën për të ditur burimet e financimit. Kjo sipas ambasadorit mund të bëhet shkak edhe për praktika korruptive, pasi ka biznesmenë që figurojnë në listat e financuesve të partive politike të cilët me këtë transparencë, mund të kërkojnë mbylljen e njërit sy për veprimet e tij korruptive, pasi forca politike që ai ka financuar mund të vijë në pushtet. Duke iu referuar praktikave perëndimore, ambasadori Robert Bocsh tha se në Evropë raportet mbi financat e partive politike janë online dhe çdokush mund ti shikojë. “Asnjë parti politike nuk mund të pretendojë aktualisht se ka bazat më të forta morale në lidhje me këtë çështje. Bazuar në ato që kemi parë, rregullimi i reformës së financimit të partive politike nuk është i përshtatshëm për qëllimin dhe institucioni i partisë politike shqiptare ka bërë pak për të përmirësuar këtë problem”,- shprehet Bosch.
Ky lajm është publikuar: 13/05/2010