E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjetet motorike Kriteret e reja për marrjen e certifikatës së lundrimit

Autori i Lajmit: Redaksia

Këshilli i Ministrave mori vendimin dje për kriteret e reja të lejimit të mjeteve motorike lundruese me flamur të huaj dhe/ose në pronësi të personave a të subjekteve të huaja, si dhe të mjeteve motorike lundruese shqiptare, të përfshira në kategoritë e mëposhtme, që qarkullojnë në ujërat territoriale dhe të brendshme të Republikës së Shqipërisë. Ky vendim vlen për mjetet motorike lundruese, në përdorim të organeve shtetërore: Presidentit të Republikës; Kryeministrisë; Ministrisë së Mbrojtjes; Ministrisë së Brendshme;
v. Ministrisë së Financave; Ministrive të tjera dhe institucioneve në varësi të tyre, kur këto mjete përdoren brenda veprimtarive të lejuara në Kodin Detar dhe sipas marrëveshjeve dy ose shumëpalëshe, në të cilat Republika e Shqipërisë është palë.
b) Mjetet motorike lundruese që përdoren në shërbimin portual, ku bëjnë pjesë:
i. mjetet motorike lundruese në pronësi ose në përdorim të ndërmarrjes së mjeteve të shërbimeve detare dhe të subjekteve private, të pajisura me leje për shërbimet portuale nga Ministria e Punëve Publike dhe Transportit;
ii. mjetet në përdorim të porteve.
c) Mjetet motorike lundruese të destinuara për peshkim, ku bëjnë pjesë mjetet motorike lundruese, të cilat kanë fituar klasin si mjete peshkimi, nëpërmjet Regjistrit Detar Shqiptar, dhe që janë të regjistruara si të tilla në regjistrin e mjeteve të peshkimit, në mbështetje të ligjit nr.7908, datë 5.4.1995, “Për peshkimin dhe akuakulturën”.
ç) Mjetet motorike lundruese që shërbejnë për transport mallrash, ku bëjnë pjesë mjetet që kanë fituar klasin për transport detar mallrash, nëpërmjet Regjistrit Detar Shqiptar, dhe që janë pajisur me leje nga Ministria e Punëve Publike dhe Transportit.
d) Mjetet motorike lundruese që shërbejnë për transport pasagjerësh, të klasifikuara nga Regjistri Detar Shqiptar për transport pasagjerësh dhe të licencuara për këtë veprimtari nga Ministria e Punëve Publike dhe Transportit.
dh) Motorët e ujit, të cilët vihen në përdorim në përputhje me përcaktimet e këtij vendimi. Në funksion të lejimit të përdorimit të tyre, zbatohen dispozitat e mëposhtme: Këto mjete lundruese, pasi regjistrohen dhe pajisen nga Kapiteneria e Porteve me lejen e lundrimit, regjistrohen në Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit, në Policinë e Shtetit, ku dhe pajisen me certifikatën e përdorimit të mjetit lundrues. Këto akte vërtetojnë përshtatshmërinë e gjendjes teknike të mjetit dhe plotësimin e të gjitha kritereve të përdorimit të përcaktuara në këtë vendim dhe në urdhëresën e njësisë përkatëse të qeverisjes vendore. Strukturat e Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit, si dhe ato të policisë së bashkisë/komunës përkatëse, mbikëqyrin veprimtarinë e përdorimit të mjeteve dhe, sa herë që vërejnë shkelje të kritereve të përdorimit, zbatojnë sanksionet e parashikuara me ligj, si dhe njoftojnë Kapitenerinë e Porteve, duke propozuar ose duke ndërmarrë, sipas kompetencave, pezullimin a revokimin e lejes së lundrimit dhe/ose të certifikatës së përdorimit. Njësitë e qeverisjes vendore nxjerrin urdhëresa të posaçme për kriteret e përdorimit të motorëve të ujit, të cilat duhet të trajtojnë çështje specifike për këta motorë dhe të jenë në përputhje me rregullat e caktuara më poshtë:
i. Mjetet të përdoren nga shtetas me zotësi të plotë për të vepruar (të aftë fizikisht dhe mendërisht e që kanë mbushur moshën 18 vjeç).
ii. Të përcaktohet orari i përdorimit të motorëve të ujit;
iii. Zonat (vendet) e përdorimit të motorëve të ujit të jenë të shënuara në mënyrë të dukshme me shënues të veçantë, ku të tregohen edhe korridoret e hyrjes dhe të daljes nga deti dhe distancat e ushtrimit të lundrimit;
iv. Përdorimi i motorëve të ujit të lejohet në një distancë jo më të vogël se 100 - 300 metra (sipas thellësisë së ujit) dhe jo më larg se 1 milje nga bregu;
v. Largimi dhe afrimi në breg të bëhet me shpejtësi të reduktuar 4 nyje;
vi. Të mos lejohet afrimi i motorëve të ujit në një distancë më të vogël se 200 metra tek mjetet e tjera lundruese që janë në lundrim, në spirancë, në radat e porteve detare, etj.;
vii. Personat që kanë në pronësi dhe në përdorim mjet lundrues (motor uji), mbajnë përgjegjësi.
Ky lajm është publikuar: 13/05/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›