DJE NE KUVENDMaxhoranca refuzon SHISH si rrit buxhetin
Nga rreth 20 institucione qe kishin kerkuar shtese te fondeve te tyre u miratuan shumica por me pergjysmim te shifres se kerkuar ndersa per disa te tjere kerkesat u refuzuan. SHISH-i ishte dhe nje nga institucionet per te cilin edhe pse ishte kerkuar 100 milione leke fond shtese kerkesa u refuzua. Opozita e cila edhe gjate seancave te tjera te diskutimit ka kerkuar qe Sherbimit Informativ ti jepen me shume para ka
kembengulur serish ne kete kerkese. Sipas deputetit Arben Malaj ky institucion per nga vete rendesia qe ka duhet te marre nje shtese fondi. Nderkohe qe drejtoresha e Buxhetit prane Ministrise se Financave Mimoza Dhembi u shpreh se nuk mund te miratohej nje shtese per kete institucion pasi kerkesa nuk ishte e argumentuar sic duhej. Pervec SHISH-it institucione te tjera qe nuk moren miratimin per fonde shtese ishin Qendra Kinematografike Kombetare Ministria e Kultures Komisioni per Mbrojtjen ndaj Diskriminimit RTSH-ja dhe Avokati i Prokurimeve. Kerkesat e institucioneve te tjera jane miratuar ose te pergjysmuara ose ne nivelin e meparshem. Keshtu Ministrise se Bujqesise nga 366 milione leke te kerkuara ju miratuan vetem 100 milione leke shtese. Prokurorise se Pergjithshme iu miratuan 68 milione leke nga 79 milione leke te kerkuara per sistemin gjyqesor u miratuan 76 milione leke shtese kurse per Akademine e Shkencave 1 milion leke. Kjo shtese e fundit u kritikua nga opozita e cila kerkoi qe per Akademine te kishte nje rritje me te madhe.
Kasat Fiskale
Opozita ka kerkuar dje te dije se me cilat fonde do te shlyhet detyrimi i subvencionimit te kasave fiskale. Pak muaj me pare qeveria miratoi nje vendim ku njihte koston e kases si nje takse te zbritshme. Nga ana e perfaqesuesve te Ministrise se Financave u konfirmua dje se parate qe do te shkojne per te mbuluar efektet e vendimit per subvencionimin e kasave fiskale jane parashikuar ne fondet rezerve te Keshillit te Ministrave dhe nga kontigjencat e vitit 2011. Njekohesisht i eshte dhene ok procedimit te rialokimit te fondeve nga Ministria e Brendshme. Me keto diskutime Komisioni i Ekonomise mbylli seancen duke miratuar edhe nen per nen projektbuxhetin e vitit 2011.
Institucionet
Kerkoi Mori
milione leke
SHISH 100 0
Prok.e Pergjithshme 79 68
Sistemi Gjyqesor - 76
Avokati i Popullit 1.25 1.25
Gjykata Kushtetuese 4.5 4.5
KQZ 28.2 1.2
Komisioni i Sherbimit Civil 2.8 1.5
Shkolla e Magjistratures 2.55 0.6
Kom.Mbrojt. e te Dhenave 4 1
Komisioni per Mbroj. Disk. 2 0
ILDKP 0.7 0.7
Akademia e Shkencave 10 1
QKK 50 0
Ministria e Kultures 40 0
Avokati i Prokurimeve 1.5 0
Komitet. Shtet Kultet 157 38
Ministria e Bujqesise 366 100
Ministria e Mjedisit 41.5 20
Nertila Maho