E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlera e Wikileaks ne Shqiperi

Qeverite ne mbare boten jane perfshire nga makthi i publikimit te disa dosjeve qe pergjithesisht ilustrojne mekanizimin permes te cilit funksionon diplomacia dhe formohen opinionet ne Uashington. Ka pasur reagime te para nervoze dhe natyrisht qe ka nje mbajtje fryme nga qeveria amerikane per demin real qe i shkakton ky operacion i pashembullt mediatik ne punen e saj.


Thelbi i reagimit zyrtar amerikan eshte mosnegocimi me autoret e ketij operacioni dhe perballimi i pasojave duke bere secili institucion punen e tij. Aty ku ka vend per hetim kriminal do te hetohet ku ka vend per korrigjim do te korrigjohet dhe ku ka vend per te denuar abuzimet do te denohen. Shihet qarte se SHBA-te po e perballojne kete operacion si nje sfide qe ua prodhon liria dhe gjithcka duket normale.


Por si do ta perballoje qeveria shqiptare pjesen e saj Dosja e pare zyrtare na jep nje deshmi shume te rendesishme pozitive per rolin qe SHBA ka luajtur per anetaresimin e Shqiperise ne NATO. Dokumenti citon nje diplomat te larte francez ti kete thene nje diplomati amerikan se Shqiperise po i dhurohet anetaresimi ne NATO dhe se vendi ka probleme te forta me luften kunder korrupsionit.


Sic shihet nese per gjithe boten do te kete nxjerrje sekrete apo plane te tyre te fshehta per ne do te kete nxjerrje opinionesh pasi jemi vend pa sekrete dhe pa ndonje plan tonin. Planin per anetaresim ne NATO e ka bere dhe e ka mbrojtur SHBA dhe ne vetem sa i kemi hapur telashe.

Dy gjerat per te cilat qeveria shqiptare lavderohet futja ne NATO dhe lufta kunder korrupsionit rezultojne te dyja te paverteta. Pikerisht per kete shkak menyra se si duhet te reflektoje politika shqiptare ndaj fushates se Wikileaks duhet te jete e ndryshme nga ajo e qeverive te tjera perendimore.


Qeverite perendimore me ne krye SHBA-te jane realisht te shqetesuara pasi po behen publike fakte qe tronditin besimin e diplomacise se tyre ne bote pasi behen publike dhe planet e tyre. Ne si nje vend qe skemi asnje plan tonin as sekret dhe as publik jemi te perfshire ne kete fushate jo si viktima por si ilustrues te planeve te tjereve.


Per gjene me te rende te pritshme qe mund te dale sic eshte negocimi i Paktit Ujor me Greqine ne jemi serish nje vend qe nuk kemi planin tone por jemi pjese e planit grek dhe kemi zbatuar ato qe kane pasur planifikuar ata.


Per kete arsye tek ne ndryshe nga ne Perendim nuk eshte interesant te degjohet reagimi i politikes por reagimi i publikut. Ajo qe ka bere qeveria shqiptare deri me sot ka qene rrenimi i institucionit te besimit tek informacioni i nxjerre ne media kunder saj. Ajo eshte munduar ne nje fare menyre te shkaterroje besimin tek Wikileaks-at shqiptare duke i pergenjeshtruar dhe duke i denigruar ata.


Te gjithe e kemi te fresket cberi Berisha per te fshire gjurmet e djalit te tij ne masakren e Gerdecit gjurmet e vajzes se tij ne pastrim parash te Fazllicit gjurmet e veta ne rrugen Durres-Kukes perfshirjen e gardistit te familjes se tij ne nje vrasje ne mes te Tiranes apo nje sere skandalesh te tjera qe nisin me koncesionet e pasurise kombetare per klientet e Familjes dhe deri tek shperdorimi i pareve publike prej njerezve te tij.


Strategjia e Berishes per te relativizuar te vertetat dhe per ti injoruar ato ne nje fare menyre ka bere qe publiku te fitoje nje lloj imuniteti nga skandalet e tij. Ketu qendron ndoshta vlera e vetme e kesaj fushate per palen shqiptare pasi do te rigjalleroje institucionin e besimit per akuzat ndaj kesaj junte familjare ne pushtet.


Edhe pse Berisha po perpiqet ti dale te keqes perpara duke e identifikuar reagimin politik me reagimet vulgare te Tritan Shehut e ritheksoj se reagimi i politikes tek ne nuk ka vlere pasi asaj nuk i del asnje sekret i veti ne gjithe kete histori. E gjitha cmund te mesojme eshte se si politika jone ka zbatuar planet e te tjereve dhe cfare mendojne te tjeret per politikanet tane.

Ne te dyja rastet politikanet tane jane objekt por jo subjekt i kesaj fushate.
Edhe nese ndonje diplomat ka thene per Berishen qe eshte skizofren apo coban primitiv ky nuk eshte problem i Berishes por problem i menyres se si diplomatet perendimore komprometohen me politikanet ketu.


Po ashtu dhe nese faktohet se Berisha eshte vene i gjithi ne sherbim te nje plani grek i cili mund te mos i jete treguar i gjithi prape nuk eshte interesant reagimi i tij por reagimi i publikut.


Te gjitha cfare do te botohen jane thene ne median shqiptare por Berisha ka ngritur nje institucion te frikesimit ndaj njerezve qe thone te verteten.


Per kete arsye kjo fushate ka efekt te ndryshem ne SHBA dhe boten perendimore ku eshte nje sfide ndaj lirise dhe vlere krejt tjeter ne nje shoqeri te mbyllur arrogante dhe autoritare si Shqiperia ku ligjin e ben Familja ne pushtet.


Wikileaks ne Shqiperi eshte nje lajm qe na rikthen tek tronditja qe i beri regjimit komunist liria e shtypit ne vitin 1990. Ne jemi rikthyer aty. Dhe per cudi ne te njejten jave dhe muaj si 20 vjet me pare.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›