DMX shtyn koncertin në Prishtinë
PRISHTINE - Reperi amerikan, DMX, nëpërmjet menaxherit të tij, ka bërë të ditur se e ka shtyrë turneun europian, duke përfshirë edhe koncertin e shumëpritur në Prishtinë, i cili ishte planifikuar të zhvillohej në 23 janar.
Menaxheri i reperit konfirmoi se së shpejti do të publikohen datat e reja të koncerteve.
“DMX ndihet thellësisht i zhgënjyer që duhet të shtyjë turneun e tij europian, me ç’rast janë shtyrë dhe shumë koncerte të mëdha të paralajmëruara dhe të rezervuara jo vetëm në Prishtinë por në tërë Europën. Shpresojmë që do të hasim në mirëkuptim. Shumë shpejt do të publikohen datat e reja.”, - theksoi menaxheri për Telegrafin.
(er.nu/BalkanWeb)