E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, forcat zjarrfikëse demonstrim për rastet e emergjencave

ELBASAN - Forcat zjarrfikëse të Elbasanit kanë demonstruar përgatitjen e tyre për t’u përballur me raste emergjencash.

Demonstrimi është kryer pas një trajnimi treditor, i cili shërben në përgatitjen fizike dhe kohore në shuarjen e zjarreve, si dhe dhënien e ndihmës së parë për të dëmtuarit.

Nga ana e tij, shefi i repartit të zjarrëfikëses Aleksandër Hodo ka kërkuar bashkëpunimin me pushtetin lokal, përsa i përket infrastrukturës si dhe respektim të parkimit të mjeteve, pasi në raste zjarri efektivat e kanë shumë të vështirë të veprojnë.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›