E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapen 4 klandestinë shqiptarë në kufirin shqiptaro-grek

Policia greke ka bërë të mundur ndalimin e një shtetasi shqiptar i cili në bashkëpunim me një shtetas grek transportonin klandestinë në shtetin Helen. Sipas informacioneve më të fundit, ndalimi i tyre u bë në Janinë nga policia kufitare greke e cila kontrollit të ushtruar në një automjet i cili drejtohej nga një 59-vjeçar grek gjeti 4 klandestinët shqiptarë përkatësisht të moshave 24, 25, 27 dhe 28 vjeç.
Mësohet se shqiptarët kanë kaluar ilegalisht kufirin shqiparo-grek duke mos pasur dokumentacion të rregullt, në këmbim të një sasie parash të cilat ia jepnin shtetasit shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Ndërkohë vetëm 3 ditë më parë policia e Janinës kapi edhe 2 shqiptarë të tjerë që po futeshin ilegalisht në Greqi.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›