E Shtunë, 31 Tetor 2026

DO Të DOJA Të ZBULOJA PLANETIN E NGJASHëM ME TOKëN

Intervistë me astronomin polak, profesor Aleksandër Wolszczan, që punon në Universitetin shtetëror të Pensilvanisë dhe zbulimi i të parit sistem planetar përtejdiellor.

A KENI DËGJUAR SE NË FROMBORK ËSHTË ZBULUAR VARRI I KOPERNIKUT DHE SIPAS KËTYRE GJETJEVE ËSHTË KRIJUAR PORTRETI I TIJ?

Aleksandër Wolszczan: Po, e kam ditur, sepse këtu kam ekranin e televizionit polak. Por dua të them se ky portret nuk është i ngjashëm me atë të Kopernikut, që njihet prej nesh.

Revista me autoritet shkencor, "Nature", e ka konsideruar dhe përfshirë profesorin në bashkësinë e pesëmbëdhjetë autorëve elitarë të zbulimeve thelbësore në sferën e astrofizikës dhe bashkë me Kopernikun ai është fiksuar edhe në pullat postare polake të mijëvjeçarit.

A ndiheni pak si Koperniku i Ri?

Jo, absolutisht jo. Ajo që bëri Koperniku është sa thelbësore, aq

dhe aq e pazakontë, aq unikale, sa që çfarëdolloj tendence për ta barazuar është e destinuar të mos ketë sukses. Kur krahasohem me Kopernikun, në përgjithësi reagoj i tmerruar.

PO, A JU KRAHASOJNË SHPESH?

Po, shpesh.

SI NJË NGA SHKENCËTARËT E PAKTË POLAKË, CILËN DO TA KONSIDERONI ARRITJEN TUAJ MË TË MADHE?

Zbulimi im- se përtej sistemit tonë diellor ekzistojnë planetë- nuk ka ndonjë kuptim esencial. Për këtë është menduar qysh shumë kohë më parë, derisa më në fund u mundësua ekzistenca e tyre dhe u mundësua vërtetimi. Kjo bëri që të krijohej si degë e re studimi i astronomisë përtejdiellore dhe sistemet planetare. Kjo është degë interdisiplinore, e krijuar nën shembullin e astrobiologjisë, qëllimi i së cilës është studimi i jetës në Tokë dhe përtej planetit tonë. Ky lloj zbulimi bëri që të ndodhë një ndryshim kolosal botëkuptimor.

A GJENI ENDE KOHË PËR TË UDHËHEQUR PUNË SHKENCORE?

Të jesh person i njohur është kënaqësi, por njëherësh ka edhe vështirësi. Situatat e ndryshme, takimet e bisedat, pra sfida të çfarëdoshme, e mbi të gjitha leksionet në "Penn State University" më marrin shumë kohë. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se e kam neglizhuar punën shkencore. Marr pjesë në realizimin e projektit të NASA-s, "Space Interferomtry Mission", qëllimi i të cilit është kërkimi i planetëve të ngjashëm me Tokën rreth yjeve fqinjë, me anën e teleskopit me të njëjtin emër. Misioni është i rëndësishëm, sepse deri më sot nuk ka qenë e mundur të gjenden planetë të tillë. Një nga arsyet është papërsosmëria e instrumenteve tokësorë. Veç kësaj, planetët "tokësorë" mund të jenë të rrallë, edhe pse jam i bindur se nuk është kështu. Përveç kësaj, po përpiqemi të kërkojmë planetë rreth yjeve që janë më të vjetër se ylli ynë dhe që evolucionin e kanë më të avancuar, të atillë që gradualisht i afrohen fundit (vdekjes), pra ekzistencës së tyre. Kjo është sa e rëndësishme, por po kaq dhe e çuditshme, për të mësuar se ç‘ndodh me yje të tillë dhe sistemet e tyre planetare. Për këtë jemi të një mendjeje me kolegët e Torunjit (qyteti i lindjes së Kopernikut), por dhe në rrugë të mbarë për gjetjen e planetëve të tillë. Jemi duke përdorur teleskopin e madh të Teksasit, bashkëpronar i të cilit është "Penn State University".

Ka disa që thonë se do të vijë dita që njeriu do të lerë Tokën. Kur do të ndodhë kjo dhe në ç‘shkallë?

Sa dritëshkurtër të jemi, aq më keq është për ne. Largimi nga Toka, siç e thashë, është domosdoshmëri, kur Dielli të shkojë drejt vdekjes. Por, për fatin tonë të mirë, kemi akoma edhe shumë kohë. Nëse gjithësinë e konsiderojmë si fëmijët, duhet të fillojmë të bëhemi vërtet si ata dhe jo të kufizohemi në provincializëm, i cili ka qenë i duhur për Tokën, por jo për përtej Tokës. Pas kësaj mbulohet domosdoshmëria e ekspansionit. Kjo, në njëfarë mënyre, dëshmon për nivelin se si e kuptojmë ne të ardhmen e njerëzimit dhe ekzistencën tonë në gjithësi.

Ne pranojmë versionin optimist dhe supozojmë se do të vazhdojmë të evoluojmë në drejtim edhe më të mirë se deri tani. Atëherë, një moment i tillë do të vijë, pak a shumë për miliarda vjet, kur Toka nuk do të jetë më në gjendje të ofrojë jetë. Pra, duhet bërë diçka. Natyrisht, nuk mund të ëndërrosh asnjë vizion konkret, nëse do të ndodhë për miliarda vjet, kur akoma nuk dimë se çfarë na pret në vitet e perspektivës, të themi për pesëdhjetë vjet. Por pa kuptuar me saktësi rrethanat tona më të afërta, është vështirë të parashikohen për shembull ndeshjet e asteroideve, që do të mund të shkaktonin kataklizëm në shkallë globale. Është po ashtu e vështirë të parashikohet se si shkenca do t‘i kundërvihet këtij shkatërrimi. Çdonjëri vepron sipas vetvetes: rusët, kinezët, amerikanët. Studimi i kozmosit është i motivuar për militarizim dhe politikë. Kështu ka qenë në vitet e Luftës së Ftohtë, ndërsa tani- ju lutem shikoni -kemi kinezët që me hedhjen e njeriut në orbitë nervozuan amerikanët dhe projektin e ri të programit kozmik. Qëllimi i këtij programi është të dominojë, të mos lejojë që dikush tjetër të dominojë në kozmosin tonë të afërt. Fatkeqësisht, njerëzimi tashmë kështu funksionon dhe mënyra më e mirë aktuale në studimin e kozmosit është të kesh motivim politik dhe mjete që burojnë prej tyre.

PO ǑBËHET ME INICIATIVAT PRIVATE TË FLUTURIMIT TË NJERIUT NË KOZMOS? KEMI edhe linjën e parë KOZMIKE: "VIRGIN GALACTIC"?

Iniciativa më pëlqen jashtëzakonisht shumë. Sa më shumë të zhvillohen këto veprime, aq më mirë është. Mundet që kjo të përbëjë një shans, që të krijojë programin global të daljes së njerëzve në kozmos. Në se do të jetë kështu, atëherë kjo mund të shënojë hapat e parë, ndoshta pak të guximshëm. Por që e gjitha të shkojë mirë, duhet të ketë një program ndërkombëtar, që thith një fond kolosal financiar dhe intelektual.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›