Kristo, "dosjet": S‘kemi konflikt interesi
Gjykata Kushtetuese rrëzoi dje pretendimin e Kuvendit dhe Kryeministrit Sali Berisha se kjo instancë është në konflikt interesi në trajtimin e çështjes së "lustracionit". Në seancën e parë të shqyrtimit të tri kërkesave ankimuese të atij çka u cilësua "ligji i dosjeve", Gjykata Kushtetuese reagoi për herë të parë publikisht ndaj pretendimit të Kuvendit dhe gjithë mazhorancës. Trupi gjykues vendosi gjithashtu të vijojë me procesin e shqyrtimit të ligjit duke caktuar një shtyrje të datës për në seancën e 7 majit.
Reagimi i kreut të Gjykatës Kushtetuese erdhi pasi përfaqësuesi i Kuvendit kërkoi që të shqyrtohet qenia në konflikt interesi e kësaj gjykate me këtë ligj. Por, drejtuesi i këtij institucioni kushtetues, Vladimir Kristo, theksoi se kërkesa e Kuvendit për konflikt interesi nuk qëndron dhe është abstrakte. Gjykata konsideroi se nuk ka konflikt interesi për këtë ligj, duke e vlerësuar abstrakte kërkesën mbi të cilën mbështeteshin pretendimet e mazhorancës së djathtë. Kristo deklaroi se Gjykata Kushtetuese është organ kushtetues që garanton Kushtetutën dhe i vetmi institucion që ka kompetencë të trajtojë papajtueshmërinë e një ligji me dokumentin themeltar të shtetit.
"Gjykata Kushtetuese është një organ kushtetues që garanton Kushtetutën. Gjykata Kushtetuese është i vetmi organ kushtetues në sistemin e organeve kushtetuese të Republikës së Shqipërisë që ka kompetencë të shqyrtojë papajtueshmërinë e një ligji me Kushtetutën. Asnjë organ tjetër nuk mund të zëvendësojë kushtetuesen nën realizimin e kësaj detyre kushtetuese. Të gjitha këto argumente bëjnë Gjykatën Kushtetuese që në këtë rast e konsideroj të pabazuar kërkesën e paraqitur nga përfaqësuesi i Kuvendit", deklaroi Vladimir Kristo, kryetari i Gjykatës Kushtetuese. Pas diskutimeve u ra dakord që të shtyhej shqyrtimi i çështjes për në datën 7 maj. Kjo pas kërkesës së një grupi të deputetëve të Kuvendit, kryesuar nga Partia Socialiste për të pezulluar dhe shpallur si antikushtetuese ligjin për pastërtinë e figurës. Partia Socialiste u bëri me dije anëtarëve të Gjykatës se përfaqësuesit e saj ligjorë nuk ndodhen në Shqipëri. Kërkesa e Kuvendit ka hasur gjithashtu në reagimin e Shoqatës së Prokurorëve dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit, të cilët e kanë quajtur të pabazë kërkesën e Parlamentit. Përmes përfaqësuesve të tyre ligjorë si shoqata e prokurorëve ashtu edhe KSHH-ja u shprehën se gjykata është garanti i Kushtetutës. Për ligjin e dosjeve në gjykatë janë dorëzuar tri kërkesa, nga Partia Socialiste, Shoqata e Prokurorëve dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit që kërkojnë shfuqizimin e këtij ligji. Aktualisht edhe pse ka hyrë në fuqi, ligji nuk ka asnjë fuqi veprimi, pasi në datën 16 shkurt të këtij viti gjykata vendosi pezullimin e tij. Kushtetuesja ka sqaruar se "duke çmuar se zbatimi i ligjit mund të sjellë pasoja në funksionimin normal të shtetit të së drejtës si dhe në cenimin e të drejtave dhe lirive themelore të individit, vendosi të urdhërojë pezullimin derisa vendimi përfundimtar i gjykatës të hyjë në fuqi". Ligji ka hyrë në fuqi në datën 30 janar dhe po atë ditë Partia Socialiste tha se do ta ankimonte këtë ligj si antikushtetues.