E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, tentoi të kalonte klandestinët, arrestohet 33 vjeçari

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një person në tentativë për të kaluar ilegalisht drejt Greqisë tre shtetas. Burime zyrtare nga Policia e Gjirokastrës, kanë bërë të ditur për gazetën se në orët e para të mëngjesit të sotëm është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Llambro Braho 33 vjeç, nga Durrësi. Ky shtetas është kapur në flagrancë nga ana e shërbimit të Policisë së Komisariatit të Përmetit në afërsi të Bënjës në aksin rrugor Përmet-Carshovë në autobusin e linjës së këtij fshati. Braho ka qenë i shoqëruar së bashku me tre shtetas të tjerë nga Skrapari të cilët patën deklaruar në momentin e parë se i shoqëronte Braho drejt Carshovës. Pasi janë zbritur nga autobusi, tre personat e dyshuar së bashku me Brahon shoqëruesin e tyre, janë marrë në pyetje nga ana e specialistëve të Seksionit të Luftës Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër. Pasi kanë kryer intervistimet përkatëse me të katër personat, policia ka identifikuar se 33- vjeçari Braho si projektuesin e lëvizjes së organizuar nga Skrapari i tre shtetasve drejt Greqisë duke shfrytëzuar rrugën nga Përmeti drejt kufirit. Për të gjithë këtë shërbim, 33- vjecari do të merrte 2100 euro me qëllim që ai ti çonte deri 3 km në brendësi të kufirit grek. Pas arrestimit të Brahos ndaj tij është ngritur vepra penale e dhënies ndihmë për kalim ilegal të kufirit kundrejt fitimit. Materialet i kanë kaluar organit të akuzës për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›