DONKISHOTIZMI I RREME SI ZGJIDHJE POLITIKE
Një ndër paradokset e spikatura të tranzicionit është se kur vjen puna tek objektivat politike, në sipërfaqe, paria e Tiranës është sjellë e po sillet si Don Kishoti, hidalgoja i rënë nga vakti i Servantesit. Në emër të një dashurie imagjinare për Dylqinjën e Tobozës, dhe duke ndjekur kodin kalorsiak, në dy udhëtimet e tij Don Kishoti bëri një numër veprimesh që i binin krejtësisht kundër realitetit e racionalitetit. Don Kishoti shihte atë që nuk ishte, mendonte atë që nuk duhej menduar, e përdorte si standard sjelljeje pikërisht atë që nuk i shërbente as atij e as njerëzve që ai kërkonte t‘i ndihmonte. Mbrapa Don Kishotit shkonte Sanco Pança, katundari praktik të cilit Don Kishoti i kishte premtuar se do ta bënte sundimtar të një ishulli. Edhe pse Sanco Panca e shihte se Don Kishoti kishte lajthitur, shpresa se do të bëhej guvernator dhe i pasur e bënte t‘i toleronte marrëzitë e hidalgos.
Nga ana e tij, Don Kishoti mundohej të ishte fisnik i vërtetë duke u sjellë si i tillë, në gjendje absurde. Ky është thelbi tragjik i bëmave të tij. Nga ana e vet, paria e Tiranës sillet si Don Kishoti, sepse është duke ndjekur një objektiv politik të paarritshëm. Mirëpo, ka një dallim thelbësor midis Don Kishotit dhe individit tipik pjesëtar të parisë së Tiranës. Dallimi është se paria e Tiranës po e ndjek objektivin e vetëcaktuar e të paarritshëm politik me ngulm e deri në absurditet, sepse ashtu i shërben asaj dhe çka është më keq, ajo i krijon vetë situatat absurde në të cilat i duhet mandej për të vepruar. Pra, Donkishotizmi i saj është një zgjidhje dinake politike. Ky është thelbi kriminal i sjelljes së saj. Donkishotizmi i parisë së Tiranës është i rremë. Don Kishoti duhet të na dhimbset, të ndiejmë keqardhje për të e t‘i ofrojmë mbështetje. Parinë e Tiranës duhet ta urresh, ta kesh frikë, dhe të distancohesh sa më shumë prej saj.
Çka është edhe më keq, edhe Sançot tanë janë ndryshe prej prototipit të tyre. Sançot e shumtë, kalemxhinjtë, afaristët e shkruesit e panumërt që i shërbejnë parisë së Tiranës, si katundarët tanë praktikë ose individët me mendësinë e katundarit praktik, i shkojnë mbrapa parisë, sepse e dinë se është e vetmja mënyrë për të mbushur xhepat e tyre e për të mbijetuar në dekadencën e absurdit të Bllokut. Mirëpo, ndërsa presin që të mbërrijnë tek ishulli i tyre imagjinar, gjatë rrugës ato nuk lenë gjë pa bërë, pa vjedhur, pa shpifur e pa grabitur, dhe mbrapa vetes ato lënë një shkretëtirë të llahtarshme morale vlerash. Mendësia sunduese është mendësia e këtyre dallaverexhinjve që mendojnë vetëm e vetëm për kuletën e vet.
Paria e Tiranës po ndjek me insistencë objektivat e saj reale të mbështetura në interesat e saj të ngushta, dhe kështu e përforcon pushtetin e saj politik, ekonomik e mbi mendësinë e shoqërisë që krijohet nga shqytarët e saj të shumtë në të gjitha fushat. Me mjete të fuqishme në duart e saj, paria e Tiranës po e krijon realitetin ku ajo do të veprojë. Aty ku nuk ka mullinj ere, ajo i ndërton vetë një herë mullinjtë e erës dhe mandej i sulmon ato. Të huajt e kanë kuptuar se ky është një teatër absurd, aq më keq sepse paria ia ka dalë që të bindë njerëzit se absurdi i jetës që ajo ka ndërtuar dhe që u ka servirur atyre është real.
Në udhëtimin e saj të parë, në emër të një dashurie imagjinare për sistemin e komunizmit, paria e atëhershme dhe e tashme sunduese si dhe Enver Hoxha, ndërtoi një shtet shumë të fortë, por thelbësisht terrorist. Shqiptarëve iu premtoi se do të hanin me lugë floriri dhe mandej e mbylli duke thënë ‘bar hamë e parimet nuk i shkelim.‘ Mirëpo të gjithë kohën e mbajti pushtetin me dorë të hekurt dhe i bëri njerëzit të hanin edhe bar. Që të mos ta teprojmë, të themi se hanin byrek me hithra e shumica dërmuese, hanin bukë misri me ujë e sheqer. Në fund e gjetëm veten me një shoqëri të përçudnuar, të amoralizuar e të imoralizuar. Disa herët e disa më vonë, e kuptuan se e gjitha kishte qenë një mashtrim i paskrupullt. Në emër të komunizmit e të marksizëm-leninizmit, në atë vend u krijua një situatë absurde, imagjinare, e pajetueshme. Edhe ato që dënoheshin me vdekje linin si deklaratë të fundit, ‘të rrojë socializmi shkencor‘. Mirëpo nga kjo situatë absurde, të vetmit që dolën shëndoshë e mirë ishin pjesëtarët e parisë. Dhe jo vetëm aq. Tashmë ato ishin të transformuar në europianë soji e në kapitalistë me dije. Këtu fillon edhe udhëtimi i tyre i dytë me objektivin e ndërtimit të një shoqërie sërish absurde, por gjithnjë në shërbim të tyre. Ato donin të ndërtonin shoqërinë që u shërbente më mirë interesave të tyre.
Këtu nisi edhe udhëtimi tjetër i saj me Sanço të tjerë e të transformuar. Në udhëtimin e saj të dytë, tash jemi në mes të rrugëtimit që për të nuk duhet të përfundojë ndonjëherë. Në emër të një dashurie imagjinare të shqiptarëve për kapitalizmin, për Europën, për europianizmin e shqiptarëve e me radhë, paria e Tiranës ka ndërtuar një shtet tejet të kriminalizuar dhe në thelb po aq terrorist sa edhe shteti i mëparshëm. Ndoshta ky është një shtet edhe më shumë se terrorist se këto të vrasin pa të prekur. Këto i lënë njerëzit të vdesin vetë, të vyshken në mes të rrugës e të mjerimit, të vetëvaren në litar ose të pinë bar miu e në të njëjtën kohë merren me ditë të tëra me aventurat intime të një këngëtareje që vetëm për të kënduar nuk di. Mullinjtë e erës janë të panumërueshëm dhe historia shumë e pasur e Kryeministrit të tanishëm dhe mulliri i erës i radhës, ‘qeveria e integrimit‘ ia kalon imagjinatës së Servantesit që kur erdhi në trojet tona u ndal, nga halli, deri në Ulqin. Edhe këto që iu premtuan shqiptarëve një herë ‘çekun e bardhë‘, mandej ‘integrimin euroatlantik,‘ diçka jo-ekzistente, e tani ‘integrimin europian‘ e si po vjen puna, realisht po përfundojmë me ‘integrimin post-otoman.‘
Edhe në këtë rrugëtim të radhës, paria e Tiranës ka hyrë e ka mbetur në rrugën e ‘bar hamë e parimet nuk i shkelim‘. Duke u mbështetur në anën më të ndyrë e më të kriminalizuar të shoqërisë, paria sunduese ka krijuar një situatë absurde ku diskursi politik, objektivat e shpallura, gjendja reale dhe sjellja e saj dhe e Sançove të saj janë krejtësisht të papajtueshme njëra me tjetrën. Përshtypja është krijuar se jemi duke hyrë në Europën e Bashkuar, në mos nga dera, nga dritarja, kontrabandë dhe se hyrja është iminente, kur paria është e vetëdijshme, shumë e vetëdijshme, që ai objektiv është njëlloj si shkuarja në komunizëm. Shpresa se shteti shqiptar do të integrohet në Bashkimin Europian është një përrallë e pastër politike, demagogji e paskrupullt dhe një objektiv politik pa asnjë shpresë realizimi edhe për shumë, shumë kohë të mira.
Po edhe pse gjërat duhet të lihen të ecin në rrjedhën e vet, gjithçka e ka një fund. Pyetja më e frikshme është se çka do të gjejmë në fund të këtij rrugëtimi, çfarë ndjesie përçudnimi kemi për të përjetuar, çfarë mangësie vlerash morale, njerëzore, e mendësie do të ketë ajo shoqëri që do çlodhet nga gërmadhat e radhës? Një gjë është e sigurt. Edhe pse Don Kishotët tanë do të treten në histori, mullinjtë e tyre të erës do të vazhdojnë të rrotullojnë mendjet e njerëzve.