E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Integrimi, opozita të kontribuojë

Zhvillimi i protestave është një e drejtë e opozitës. Kështu u shpreh dje zëvendëskryeministri Ilir Meta, sipas të cilit në një moment historik, edhe opozita si qëllim kryesor të saj duhet të ketë kontributin për procesin e integrimit europian. "Ky është një proces që ka nisur prej kohësh në vendin tonë, është një proces ku kanë qenë të përfshira vazhdimisht mazhoranca dhe opozita të ndryshme që kanë respektuar edhe rotacionin në sajë të zgjedhjeve që ka bërë populli shqiptar, është një proces që do të vazhdojë", u shpreh ai. Na vjen keq, pasi thirrjeve tona, vijoi Meta, të qeverisë, por edhe të komunitetit ndërkombëtar për dialog me institucione, për dialog në Parlament, nuk mund t‘i përgjigjen me thirrje për revansh apo për dhunë ndaj institucioneve. "Çështja e përmirësimit të mëtejshëm të standardit të zgjedhjeve është një kapitull i hapur dhe qeveria ka qenë dhe është shumë e angazhuar për të përfshirë opozitën në këtë proces, madje t‘i japë edhe lidershipin e reformës së ardhshme zgjedhore", u shpreh Meta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›