E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Vendimi, lajm i mirë, por i vonuar

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, e konsideroi si një zhvillim mjaft pozitiv vendimin e Brukselit për të marrë në shqyrtim kërkesën e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat në BE. Në fjalën e tij, gjatë ceremonisë së 65-vjetorit të çlirimit të kryeqytetit, Rama tha se Europa është treguar shumë bujare me Shqipërinë kur ka pranuar aplikimin e Shqipërisë për statusin kandidat në Bashkimin Europian. "Është një lajm i mirë, megjithëse i vonuar. Dje, BE-ja i hapi rrugë procedurës së aplikimit të Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat. Pa dyshim është një lajm i mirë për ne të gjithë, edhe pse si të gjitha lajmet që vijnë nga Europa për Shqipërinë, është i vonuar, jo për shkak të europianëve, as shqiptarëve, por për shkak të atyre që keqqeverisin Shqipërinë. Kemi mbetur të fundit në Ballkan, që ende nuk lëvizim dot pa viza dhe ata që na keqqeverisin e quajnë sukses që Europa, shumë bujare në këtë rast, nuk na e kthen kurrizin", u shpreh Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›