Miliband: Zgjedhjet OK, korrigjoni problemet
Shefi i diplomacisë britanike, Dejvid Miliband, ka uruar popullin e Kosovës për zhvillimin e zgjedhjeve të para që nga shpallja e pavarësisë. Por u ka kërkuar autoriteteve që të korrigjojnë problemet. "Zgjedhjet e para në Kosovë që nga pavarësia kanë shënuar pjesëmarrje të mirë nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Kjo është një shenjë e rëndësishme e krijimit në Kosovë të një shoqërie të fuqishme shumetnike. Këto zgjedhje nuk ishin për statusin, por për një qeverisje më të mirë lokale", thuhet në deklaratën e diplomacisë britanike. Miliband mirëpret suksesin, por i nxit partitë politike që të zgjidhin parregullsitë e raportuara përmes kanaleve ligjore të Komisionit të Ankesave në KQZ. Ai kërkon angazhim dhe respektim të standardeve ndërkombëtare gjatë raundit të dytë të zgjedhjeve dhe votimeve të pranverës në komunat e Parteshit dhe Mitrovicës së Veriut.
BE përshëndet zgjedhjet në Kosovë. Ndërkaq, Presidenca suedeze e Bashkimit Europian e ka përshëndetur "rrjedhën e rregullt" të zgjedhjeve të para në Kosovën e pavarur, duke e theksuar pjesëmarrjen e gjerë të pakicave etnike. Fakti që grupet etnike dolën në votime ishte "shprehje e përkushtimit të votuesve për konsolidimin e mëtejmë të shoqërisë demokratike dhe shumetnike në Kosovë", thuhet në deklaratë. Kryesuesja e BE-së më tej shfaq shpresën se edhe rrethi i dytë i votimit më 13 dhjetor do të kalojë qetë ashtu si i pari.