E Shtunë, 31 Tetor 2026

DPS nxjerr një numër të konsiderueshëm botimesh në shërbim të konsumatorit

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS), si një institucion i rëndësishëm në vartësinë e Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (METE), publikon një sërë botimesh lidhur me aktivitetin e saj në shërbim të konsumatorit.Burime nga ky institucion ekonomik bëjnë të ditur se DPS boton një sërë librash, fletëpalosje, fletëvolante, broshura etj. Rreth DPS është botuar një broshurë e veçantë lidhur me aktivitetet kryesore të institucionit, për historikun e tij, natyrën e veprimtarisë së DPS, misionin e saj, çfarë është një standard, përfitimet nga standardet etj. Një vend të veçantë zenë edhe botimet periodike që kanë rëndësi të madhe, siç janë "Buletini dhe Katalogu i Standardeve", "Standardizimi, një garanci më shumë për cilësinë dhe sigurinë e produkteve", "Sistemet e cilësisë", "Parimet e manaxhimit të cilësisë" etj. Ndër botimet më të fundit të këtij institucioni, që kanë paraqitur interes, janë "Direktivat dhe standardet që lidhen me to", "Markimi i produkteve dhe çertifikimi i sistemeve", "Standartizimi europian në një konteks global" etj. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›