E Diel, 1 Nëntor 2026

Rehabilitimi i rrugës së Gjinarit në Elbasan, një investim me vlerë

Zona turistike e Gjinarit në krahinën e Shpatit, së shpejti do të afrojë më shumë lehtësira për qytetarët elbasanas, por dhe për turistët shqiptarë dhe të huaj, pasi rruga drejt saj, me gjatësi 22 kilometra larg qytetit të Elbasanit, ka nisur të rehabilitohet. Për të rigjallëruar vlerat e mëdha turistike të zonës së Gjinarit, qeveria shqiptare ka akorduar një fond prej 4.16 milion euro për rikonstruksionin total të rrugës egzistuese Elbasan-Gjinar, me gjatësi 22 kilometra. Terreni malor, rrëshqitjet e herëpasherëshme në rrugën egzituese i ka detyruar projektuesit të rishikojnë shtrirjen e aksit në terrene më të sigurta. Në 7 kilometrat e parë, firma ndërtuese është angazhuar me punime në të gjitha veprat e artit dhe trasetë. Projekti për rehabilitimin e kësaj rruge perfundon në shkurt  2010. Vëmendje kryesore ndërtuesit i kushtojnë cilësisë së punimeve. Punimet për rikonstruksionin e rrugës janë ndarë në dy faza. Në fazën e parë përfshihet zgjerimi i rrugës egzistuese dhe ndërtimi i veprave të reja teknike, si muret mbajtëse, urat, si dhe zgjerimi i rrugës. Në fazën dytë do të përfundojë asfaltimi i të 22 kilometrave rrugë, vendosja e sinjalistikave si edhe veprave të tjera mbrojtëse. Zona e Gjinarit  afron mundësi të mrekullueshme për sporte dimërore sikurse janë skitë dhe gjuetia sportive. Krahina e Shpatit mbart në vetvete edhe vlera të mëdha historiko – kulturore. Rruga Elbasan -Gjinar për herë të parë është projektuar dhe vënë në shfrytëzim që nga fundi i viteve 1960, por që prej asaj kohe mbi të nuk është vënë dorë dhe gradualisht ka pësuar një dëmtim thuajse total.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›