DPSHTRR Falja e taksave dhe informatizimi i sherbimeve sukseset e 2011-es

2011 ka qenë vit i ngarkuar por me suksese për drejtorinë e përgjithshme të shërbimeve të transportit rrugor. Sipas drejtorit të këtij institucioni, Arben Pinari, një nga sukseset e vitit të kaluar ka qenë realizimi projektit të informatizimit dhe automatizimit të shërbimeve, projekt kryesor i qeverisë shqiptare i cili ka sjellë rritje të rregjistrimit të automjeteve në rregjistrimin e taksave dhe në cilësinë e kontrollove rrugore, kontrolleve të interpolit dhe hyrjeve doganore.
Një nga sukseset e tjera të kësaj drejtorie, falë edhe ndryshimit të ligjeve për taksat kombëtare nga ana e qeverisë, ka qenë heqja e taksës doganore dhe e blerjes së automjeteve, ligji për legalizimin e kapitalit dhe falja tatimore-doganore.
Qytetarët shqiptarë kanë përfituar nga taksat e faluara 4 miliardë e 657 milionë lekë për 41 mijë e 365 mjete.
Nga zbatimi i ligjeve të ndryshuara mbi taksat kombëtare, dhe kryesisht taksat e faluara doganore ka pasur një rritje të efekteve ekonomike. Kjo drejtori ka realizuar të ardhurat me 102% dhe ka ulur shpenzimet duke kursyer 94% të shpenzimeve të planifikuara.
Disa nga objektivat kryesorë të DPSHTRR për vitin 2012 lidhen me përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarit si për procedurat e rregjistrimit të automjeteve ashtu edhe për pagesat e taksave vjetore me një kosto më të ulët. Gjithashtu edhe përmirësimi i kushteve të punës së personelit të kësaj drejtorie.