KS i Kombeve te Bashkuara pa marreveshje per Sirine
Një ditë debate në KS të KB-së i mbledhur për Sirinë ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje. Këshilli diskutoi nëse duhej miratimi i planit të Lidhjes Arabe, që synon dhënien fund të dhunës dhe largimin e presidentit Bashar al Asad.
Kreyministri i Katarit kërkoi nga Këshilli marrjen e menjëhershme të masave kundër asaj që ai e cilësoi “makina e vrasjes” së Asad.
Por Kina dhe Rusia thanë se plani ka për qëllim ndryshim të regjimit dhe kundërshtuan propoimin e Lidhjes Arabe.
“Nuk mendoj se politika ruse ka për qëllim të largojë njerëz nga pushteti”, tha ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.
“Ne dënojmë përdorimin e forcës kundër civilëve dhe në të njëjtën kohë dënojmë veprimet e grupeve ekstremiste që sulmonjnë qeverine”, shtoi Lavrov.
“Kina kundërshton ndryshimin e regjmit në mënyrë të detyrueshme në Siri, pasi dhunon normat bazë të KB-së”, u shpreh ambasadori kinez në Kombet e Bashkuara Li Baogong.
Ndërsa ambasadori rus në kombet e bashkuara Vitali Curkin tha pas mbledhjes për gazetarët se nuk është në detyrën e KS për të vendosur së kush mbret apo kryeminister duhet të largohet.
Sekretarja amerikane e shtetit tha se negociatat do të vazhdojne më vonë
“Do të vazhdojnë përpjekjet ditët në vazhdim për të arritur marrëveshjen në KS për të miratuar rezolutën që i dërgon një mesazh të fortë presidentit Al Assad dhe regjimit të tij”, tha ajo citon AP. Kombeta e Bashkuara thonë se më shumë se 5400 njerëz janë vrarë që kur nisën protestat në Siri. Dhuna është intesifikuar ditët e fundit, kur më shumë se 100 njerëz janë vrarë të hënën dhe të paktën 37 të martën.