E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Presidenti i ri nuk duhet te zgjidhet nga PD

Presidenti i Republikes, Bamir Topi, i zgjedhur pas kandidimit nga PD ku ishte nenkryetar, thote se presidenti i ri nuk duhet te zgjidhet nga partia deri dje e tij, por me konsensus sa me te gjere. Deklarata e z.Topi erdhi dje nga SHBA ku dha nje interviste per programin "Ditari" te "Zerit te Amerikes" (VOA). Kryetari i Shtetit ndodhet ne Shtetet e Bashkuara ne kuader te pjesemarrjes ne Debatin e Nivelit te Larte ne OKB

Paqendrueshmeria politike ne Greqi ka nxjerre perseri ne plan te pare shqetesimet per perkeqesimin e gjendjes ekonomike ne Europe. Kryeministri britanik Kamerun tha dje se monedha e perbashket Euro po vihet ne pikepyetje. Vendi juaj nuk duket shume i shqetesuar nga kriza globale e borxheve. Si do ta percaktonit ju gjendjen ne te cilen ndodhet ekonomia shqiptare sot?

Une mendoj se te flasesh per ekonomine behet gjithnje e me e komplikuar, pasi Shqiperia pavaresisht nje ecurie relativisht pozitive qe ka pasur gjate ketyre viteve, ka arsye te forta qe te ndihet e kercenuar nga kriza. Se pari, sepse kjo eshte nje krize globale, se dyti, sepse ka prekur vende te rendesishme te Bashkimit Europian dhe aq me shume ka prekur vende qe jane fqinje me Shqiperine. Ne kontekstin e fundit, une do ta lidhja kete me nje prani te madhe te emigracionit shqiptar qofte ne Greqi, si dhe ne Itali. Keshtu qe nga kjo pikepamje, te gjithe duhet te jene sensibel me kete situate dhe ajo qe thashe ne fjalimin tim te OKB-se eshte se askush nuk eshte i imunizuar nga kriza, aq me shume qe kriza ekonomike ne momente te caktuara lidhet dhe me nje paqendrueshmeri te forte politike, sikurse eshte rasti i Greqise qe ju e permendet.

Procedurat per presidentin e ardhshem te vendit tuaj pritet te nisin javen e ardhshme, nderkohe qe debatet, hamendesimet, spekulimet kane filluar tashme. Ndoshta kete pyetje une nuk do t'ua shtroja, nese ju nuk do te ishit terhequr nga gara per nje mandat te dyte dhe nuk do te kishit lene te kuptohej se do te angazhoheni aktivisht ne politike sic pritet. Pra, cili eshte mendimi juaj per pasardhesin tuaj? Nga komuniteti nderkombetar po kerkohet nje figure qe te perfaqesoje unitetin e popullit, pra, thene ndryshe, nje president qe te jete i pranuar nga te gjitha palet. Ju si e gjykoni kete proces?

Perpara se ta thone nderkombetaret, e thote Kushtetuta e Shqiperise. Ne ne nje fare menyre po kujdesemi gjithnje e me shume qe te jemi ne rregull me ndjesine e nderkombetareve, se sa me ate qe duhet te kemi ne konkretisht, qofte si shoqeri, qofte si institucione. Une do ta konsideroja jo fort elegante qe te merresha me identikitin e pasardhesit qe do te jete ne zyren e Presidentit te Republikes, por duke njohur tashme problematiken e atij institucioni, por edhe lidhjet kushtetuese qe ky institucion ka me institucionet e tjera, pra duke e pare ne nje fare menyre situaten ne pamje "3 dimensionale", si qytetar, si ish parlamentar, por edhe si President, une do ta konsideroja procesin e zgjedhjes se Presidentit, jo vetem nga pike pamja kushtetuese, por edhe nga fryma e zgjedhjes; dhe ketu jam dakord me mjaft zera qe jo vetem duhet te jete nje proces serioz e i kujdesshem, por nga ana tjeter duhet te gjeje nje konsensus sa me te gjere. Marrja ne menyre shume te thjeshte e ketij problemi, duke e konsideruar Presidentin, qofte edhe nga radhet e nje vendimmarrjeje te thjeshte mazhoritare, me se paku do te paragjykohej per ecurine e ketij institucioni dhe per vendimmarrje te rendesishme qe presin Shqiperine ne kuadrin e reformave te ndryshme, ne kuadrin e nje klime te ekuilibruar ne politiken shqiptare, por sidomos persa i perket rendesise se institucioneve te pavarura, qe ato ta ruajne pavaresine e tyre, ta zhvillojne kete pavaresi, te rrisin integritetin e tyre, qofte moral, apo profesional, dhe tek e fundit do te kemi nje Shqiperi akoma me te mire.

Nje prej pushteteve kryesore qe ne Shqiperi nuk funksionon sic duhet, por qe ka ndikim te madh tek te gjithe zhvillimet ne vend, eshte ai i drejtesise. Vitet e fundit drejtesia eshte vene ne prove me procese, ku kane qene te perfshire edhe figura te larta te politikes, qe ne nje menyre apo ne nje tjeter, kane mbetur te paprekura. Nje pjese e analisteve thone se drejtesia ne vendin tuaj ka deshtuar. A ndani dhe ju te njejtin mendim?

Jo, une nuk do te isha kategorik. Une mendoj se zerat qe e identifikojne drejtesine si nje ceshtje qe ka nevoje patjeter te rigjenerohet, besoj qe jane zera racionale dhe drejtesia qe te rigjenerohet, qe te marre fizionomine vet, ne kushtet e nje vendi qe aspiron te anetaresohet ne BE, duhet patjeter qe te jete produkt i nje bashkepunimi te te gjithe zerave politike, i nje vullneti politik te perbashket, te reformave qe kane nevoje te zhvillohen me tej per sistemin e drejtesise, por edhe te institucioneve te cilat kane nevoje patjeter qe te rrisin pergjegjesine e tyre, qe te kene nje sistem drejtesie te pavarur, por te pergjegjshem dhe nga kjo pike pamje, une shfrytezoj rastin ne kete studio te nderuar per te thene qe vetem nepermjet reformave, te cilat detyrimisht duhet te fillojne me heqjen e imunitetit ne menyre qe politikanet qofshin keta te karrigeve me te larta te shtetit, por edhe gjyqtaret e prokuroret, do te ndihen njesoj si qytetaret, e duke u ndjere njesoj si qytetaret, do te ndjehen te pergjegjshem per hallet qe kane qytetaret. Ketu nuk behet fjale vetem per ceshtje te cilat jane pjese e rendesishme e jetes politike, por edhe per ceshtje te dites, sikurse jane ceshtjet e pronave, apo ceshtje te tjera, qe kane nevoje per nje sistem drejtesie te drejte dhe korrekt.

Si Kryetar i Keshillit te Larte te Drejtesise, cfare pergjegjesie mbani ju per kete gjendje te drejtesise ne Shqiperi, ku mendoni se calon vendi qe nuk ka nje sistem me funksional te drejtesise?

Une mendoj qe asnje nga aktoret e rendesishem institucionale, kur gjendja e drejtesise eshte e perkufizuar ne menyre te tille, asnjeri nuk do te ndihej rehat. Sepse kjo patjeter kerkon qe ne kuadrin e reformave duhet te kete se pari nje mire kuptim politik. Ne kushtet kur ne Shqiperi ka pasur kohe pas kohe vakuume te renda institucionale, persa i perket jo vetem mungeses se miratimit te ligjeve, por edhe mungeses se debatit politik dhe publik per kete ceshtje, une mendoj qe cdo njeri, aq me shume ata qe merren me vendimmarrjen politike, duhet te ndihen keq. Por besoj qe te gjithe aktoret, perfshire ketu edhe Presidentin, edhe parlamentaret, te gjithe ata qe merren me ceshtje te drejtesise, duhet te jene ne sinkron per te pare ku kane gabuar, e sidomos per te pare se si duhet ecur me reformat ne vazhdim.

Disa jave me pare mes jush dhe shumices u hap nje debat i ashper ne lidhje me emerimin e Nenkryetarit te KLD-se. Ju propozuat nje prej anetareve qe eshte gjyqtar, por votimi ende nuk eshte bere. Jeni terhequr nga pozicioni juaj, apo ka arsye te tjera per kete vonese?

Une nuk njoh terheqje ne linjen time, ju e dini qe kam qene konsekuent. Problemi eshte tek nje vendimmarrje racionale, por ajo qe eshte shume e domosdoshme, do te thoja, eshte qe askush nuk duhet te mendoje, qe dikush tjeter qe vjen mbrapa duhet te beje emerimet. Une mendoj qe kjo eshte vlera qe kane institucionet. Institucioni i cilitdo mbyllet ne momentin qe atij i mbaron afati kushtetues dhe puna per ate qe vjen mbrapa, fillon kur atij i nis afati kushtetues. Ketu nuk eshte ceshtje emrash dhe individesh, ketu eshte ceshtje e stabilitetit dhe performances se institucioneve. Nga kjo pikepamje, ne vijim te takimeve qe do te kete Keshilli i Larte i Drejtesise, do te marre ne shqyrtim edhe kete ceshtje, sepse nuk mund te funksionoje ne kapacitet te plote, ne rast se nga pikepamja strukturore keto institucione nuk plotesohen.

Gjykata Kushtetuese eshte me nje anetar manget pas doreheqjes se gjyqtarit Petrit Plloci. Si do te veprohet per zevendesimin e tij? Do te dergoni ju nje emer tjeter, apo Parlamenti mund te zgjedhe mes tre emrave qe qendrojne prej disa muajsh ne Parlament?

Njeri prej atyre emrave eshte riderguar ne Parlament, qe do te thote qe tani ceshtja eshte serish ne Parlament, pra do te thote qe nuk ka asnje lloj ineficence ne komunikimin midis dy institucioneve, gjithcka eshte sipas rregullit kushtetues, keshtu qe e ka ne dore Parlamenti per ta verifikuar kete kandidature, per ta votuar ose jo, por ajo qe eshte e rendesishme eshte, qe Gjykata Kushtetuese duhet te funksionoje ne kapacitet te plote.

Ndonese prej disa muajsh ka nisur nje bashkepunim mes paleve politike, duket gjithsesi prape se ky bashkepunim i ngjan nje procesi te sforcuar, nen trysnine e BE-se dhe sfides se statusit te vendit kandidat qe kerkon te marre Shqiperia. Ju vini nga radhet e larta te politikes dhe pritet te ktheheni ne te. Sipas gjykimit tuaj, perse eshte e veshtire qe partite te merren vesh mes tyre, te pakten per ato ceshtje te cilat jane me rendesi per te ardhmen e vendit?

Mesa duket, keto jane ceshtje te nje kulture politike, e cila ende deshmon qe Shqiperia nuk e ka permbyllur periudhen e tranzicionit te saj. Kur ka vullnet politik, ju keni pare qe gjerat realizohen ne menyre te rrufeshme, ndersa kur nuk ka vullnet politik, mund te perdoren me dhjetera argumente pse duhen bere dhe ato nuk behen. Fakti qe eshte diskutuar per me se dy vjet per nevojen, domosdoshmerine e miratimit te Gjykates Administrative dhe ajo u realizua vetem brenda nje dite, kur u shfaq vullneti politik, tregon qe vullneti politik dhe vendimmarrja politike parlamentare eshte prioritare, sepse aty eshte vullneti i sovranit. Une mendoj qe kjo ka te beje me kulturen e partive politike dhe predispozicionin e tyre per te mos pare momentin, por per te pare pertej ketij momenti, qe do te thote perspektive e integrimit te Shqiperise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›