DURRES/ Borxhlinjtë e KESH, pa drita natën e Vitit të Ri
14/12/2004
INTERVISTE/ Flet drejtori Karamani: Na duhen para që të pëmirësojmë rrjetin
U kanë ngelur vetëm pak ditë në dispozicion debitorëve të KESh-it për të shlyer faturat e mospaguara. Nëse vazhdojnë në këtë rrugë, thikat për të ndarë kaposhin e Vitit të Ri, do t’i kërkojnë me qiri në dorë dhe nga errësira nuk do të dallojnë as me kë bëjnë “Gëzuar”. Ka qenë vetë drejtori i zonës së shpërndarjes së energjisë, elektrike në Durrës, Llambi Karamani, i cili ka deklaruar se të gjithë borxhlinjtë do ta kalojnë festën në errësirë. E ndërkohë që KESH-i kërkon paratë e tij, ndëshkimi duket se ka prekur edhe një pjesë të mirë të atyre që paguajnë energjinë elektrike. Rreth 8 orë kufizime gjatëditës, janë shumë për një qytet si Durrësi, duke sjellë edhe bllokimin e shumë bizneseve. Ja si shprehet në një intervistë të dhënë për gazetën “Metropol” drejtori Karamani.
Keni publikuar se KESH ka investuar miliona euro për
energjinë, ndërkohë Durrësi ka më shumë orë kufizime
të energjisë?
Ne jemi të kënaqur nga përmirësimet që kemi bërë dhe themi se kemi bërë përparime. Për sa i përket arkëtimeve të faturës, situta paraqitet shumë problematike, kryesisht te familjarët. Krahasuar me një vit më parë, kemi rritje në 20 për qind të vjeljes së parave dhe sot kemi mbërritur në masën 87 për qind të arkëtimeve. Kufizimet diktohen nga disa faktorë. Së pari, do të cilësoja numrin e madh të
debitorëve, abuzimet në rrjet, si pasojë e ndërhyrjeve
të paligjshme, humbjet në rrjet që, në disa zona, variojnë deri në 40 për qind, si dhe vënia në përdorim e energjisë për ngrohje me fillimin e stinës së dimrit.
Për sa kohë do të vazhdojnë kufizimet e zgjatura, pasi
në periferi energjia mungon deri në 8 orë?
Ne kemi përpiluar grafikun e kufizimeve, i cili mund të
çrregullohet në rastet e avarive, që janë pasojë e
mbingarkesës. Tani, me ftohjen e motit, familjarët kanë
vënë në përdorim ngrohjen me energji dhe kjo e ka rënduar situatën. Kabinat dhe transformatorët janë llogaritur të mbajnë një sasi ngarkesë, kur ajo shumëfishohet thikat bien, por edhe na dëmtojnë pajisjet. Qendra e qytetit të Durrësit do të ketë 3 orë kufizim, periferia deri në 5 orë, ndërsa zonat me nivelin shumë të ulët të arkëtimeve do të kenë kufizime edhe më shumë sesa kaq. Kjo situatë do të
vazhdojë deri sa të rrisim arkëtimet, kryesisht nga
familjarët. Meqë jemi këtu, unë deklaroj se të gjithë
familjarët problematik që nuk paguajnë në vite nuk do
të kenë energji elektrike as me rastin e festës së
Vitit të Ri. Por kjo nuk do të jetë e vetmja masë ndëshkuese.
Do të thotë që ata do të penalizohen?
Jo vetëm ata, por edhe faturistët dhe elektricistët që
bëjnë lidhje, pasi ne i ndërpresim energjinë. Deri më
tani kemi pushuar 10 punonjës, si dhe këmi denoncuar 80
pajtimtarë privat e familjarë.
Pajtimtari familjar është shkaktari kryesor për
kufizimet e mëdha?
Kuotat e furnizimit janë 1.3 milion kilovat orë energji
elektrike dhe kjo mjafton për një furnizim të rregullt
me pak kufizime. Por vetëm nëse do të paguhet. Nuk
është vetëm familjari debitor, janë edhe sektori
privat si dhe ai shtetëror. Këto të fundit në shuma
disa herë më të vogla se i pari. Familjarët na
detyrohen 202 milionë lekë, sektori shtetëror 80 milionë
lekë dhe ai privat 50 milionë lekë (dhe flasim me lekë
të reja). Zona jonë mbulon një hapësirë shumë të madhe
si Durrësin, Shijakun, Krujën e Kavajën. KESH-i në Durrës ka kontratë me rreth 120 mijë familje për t’u dhënë energji dhe duke qenë se është konsumatori më i madh ka edhe shumën më të madhe të detyrimit. Prandaj deyrohemi të zgjasim orët e kufizimeve që prekin edhe paguesin e rregullt.
KESH ka vendosur matës, përse të ndëshkohet edhe
paguesi i rregullt?
Në një kohë të shkurtër do të përfundojë procesi i
vendosjes së matësve që ka filluar në pranverë. KESH-i
ka blerë 42.900 matës dhe janë montuar 39.500 të
tillë, ndërkohë që edhe për një periudhë do të ketë
faturime afrofe, pasi e thashë duhet paguar për të
blerë matës të tjerë. Megjithatë, matësi nuk është i
vetmi mjet që frenon kufizimin. Janë dhjetëra e qindra
lidhje të paligjshme, ka kabina që paguajnë 20 për
qind, ka raste që lidhen telat sapo largohemi ne. Në
një kabinë, ku pagujnë 20 dhe 80 të tjerë nuk paguajnë.
Të dhëna
202 milionë lekë
borxhi i familjarëve
80 milionë lekë
borxhi i shtetërorve
50 milion lekë
borxhi i privatëve
10 punonjës
të pushuar nga puna
80 subjekte
të denoncuara në gjykatë
1.3 milion KË
sasia e furnizimit
120 mijë
abonentë familjarë
87 për qind
arkëtimet e KESH