E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ridvan Bode: Buxheti i vitit 2005, më i vogël se ai i 2004

14/12/2004  “Buxheti i vitit 2005 nuk sjell zgjerimin e skemës së decentralizimit të pushtetit vendor, ashtu sikurse pretendohet nga qeveria. Niveli i tij është larg shifrave dhe projekteve të strategjisë së hartuar nga qeveria për zhvillimin ekonomik dhe social. Kështu vetëm po t’i referohemi shpenzimeve, duhet të themi se ato janë më të ulëta se një vit më parë. Në rast se në 2003-shin niveli i shpenzimeve në raport me GDP-në ka qenë 1.93 për qind, këtë vit mendohet të jetë 1.9 për qind. Kjo nuk i shërben investimeve në sektorin publik dhe sjell ulje të nivelit të shërbimeve publike. Buxheti i 2005-ës nuk ka marrë parasysh transferimin e pronave publike dhe menaxhimin e tyre nga bashkia, në mënyrë që të sigurohen të ardhura suplementare për të përballuar investimet e nevojshme nga bashkitë. Fondi i vënë në dispozion për bashkitë, nuk është i mjaftueshëm dhe mbi të gjitha nuk merr parasysh nevojat e disa bashkive me probleme të mprehta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›