E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Gjykatësit kanë “paragjykuar Kanun”

14/12/2004  

Pala mbrojtës reagon

DURRES - Caktimi nga Gjykata e Faktit të Durrësit për të dhënë vendimin për të akuzuarit e procesit “Kanun” vetëm një ditë pasi avokatët kishin bërë mbrojtjen e klientëve të

tyre, ka bërë që këta të fundit të shprehin rezerva rreth aftësisë së trupit gjykues në dhënien e një vendimi të drejtë. Deklarimet e avokatëve janë bërë nisur nga fakti se mbrojtjes i është dashur shumë kohë për të deklaruar pafajësinë e klientëve të tyre dhe se trupi gjykues, i kryesuar nga Ndue Gjura, nuk do të ketë mundësi të kalojë 120 faqe material të mbrojtjes, ndërkohë që Gjura ka deklaruar se sot Gjykata e Faktit Durrës do të jap vendimin. “Më lind e drejta të them se gjykata e ka të paragjykuar procesin dhe se vendimi është marrë para se trupi gjykues të njihet me materialin tonë“, është shprehur avokate Ferra, njëra nga gjashtë avokatët që kanë marrë

përsipër të jenë në krahë të pesë të akuzuarve. Në

seancën e djeshme, avokatët kanë kërkuar pafajësinë për

të ndaluarit, ndërsa ata kanë këmbëngulur në pushimin

e akuzave. Sipas tyre, janë shkelur të gjitha procedurat në mbledhjen e provave materiale parashikuar në nenin 128 KPP dhe kanë kundërshtuar marrjen si provë materiale deklarimet e njërës nga dëshmitarët. Mbrojtja ka thënë se “nuk mund të merret si dëshmi pohimet e një prostitute, pasi ajo është

dënuar për precedent penal në Itali, ku edhe është dënuar me burg për ushtrim prostitucioni”. Sipas palës mbrojtëse, drejtësia shqiptare nuk ka mundur të vërtetojë asnjë nga akuzat e ngritura dhe se trupi gjykues ka marrë si të mirëqenë letërporosinë e prokurorisë së Gjenovës, por pa mundur të sjellë prova materiale të vërtetura. Kjo e fundit, madje ka kundërshtuar kërkesën e të ndaluarve dhe avokatëve për të sjellë në gjyq dëshmitaret, ndërkohë që shpallja fajtor e të akuzarve do të nisë serinë e gjykimeve në Gjenova, drejtësia e së cilës pret vendimin e Durrësit.

Akuzat:

Rrëmbim personi, shfrytëzim prostitucioni, falsifikim

dokumentesh, favorizim për kalim të paligjshëm të

kufirit dhe krijim bande të armatosur

Të pandehur

Arben Plaku

Arjan Kapo

Rudin Çalliku

Leonard Kolgjini

Agim Kolgjini

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›