Testi i parë, shqiptarët braktisin votimet
14/12/2004 Testi i parë i përballimit të shqiptarëve me zgjedhësit ka qenë një dështim për forcat politike. Deri në orët e mbrëmjes së dy ditëve më parë është rrezikuar procesi, pasi vetëm 50 për qind e zgjedhësve kanë marrë pjesë në votime. Ndërkohë, partitë politike kanë nxituar të deklarojnë rezultatet, duke debatuar dhe mbi cilësimin e votimeve të Dushkut. Ndërsa për PS ky ishte testi i parë, për PD-në këto zgjedhje nuk janë treguese, pasi zona e Dushkut nuk mund të jetë test. Gjithsesi, PD dje ka qëndruar në heshtje mbi procesin.
Opozita
Ndërsa socialistët i cilësuan test për zgjedhjet e ardhshme rezultatin e votimit në komunën e Dushkut, partia më e madhe opozitare, PD-ja, e cila u rendit e dyta, e ka mbuluar këtë çështje me heshtje, duke preferuar që oponencën t'ia lerë një tjetër partie të majtë, LSI-së. Askush prej krerëve më të lartë të saj nuk ka mbajtur dje një qëndrim zyrtar për zgjedhjet e 12 dhjetorit në zonën e Dushkut. Kryetari i PD-së, Berisha, i cili ka qenë më aktivi në akuza për sa u përket zgjedhjeve, dje ka preferuar zyrën e tij, ndoshta duke ndjekur nga larg luftën e deklaratave mes LSI-së dhe PS-së për këtë çështje. LSI-ja akuzonte PS-në për presion të policisë dhe tentativë manipulimi në Dushk, ndërsa PS-ja akuzonte këtë të fundit se ka marrë votat opozitës në këtë zonë. Në zgjedhjet e Dushkut, Partia Demokratike mori 18 për qind të votave dhe vetëm tre anëtarë në Këshillin Komunal. Sidoqoftë, asnjë nga përfaqësuesit e dy partive rivale brenda së majtës nuk e kanë përjashtuar mundësinë e një aleance paszgjedhore mes LSI-së dhe PS-së, gjë që do konfirmonte dhe një herë maxhorancën e kartonave në favor të së majtës në parlamentin shqiptar.
Votuesit
Megjithatë, në zgjedhjet për këshilltarë në komunën e Dushkut kanë votuar rreth 9% votues më shumë se në zgjedhjet e vitit 2003 për pushtetin lokal. Sipas të dhënave të dala nga KQZ-ja, rezulton se janë rreth 296 votues më shumë se në tetorin e vitit 2003. Kjo për vetë faktin se në listat e votuesve të këtij viti janë shtuar 493 emra të rinj. Sipas të njëjtave shifra, një vit më parë kanë votuar 3299 votues, ndërsa këtë vit 3595. Pra, në rast se në vitin 2003 numri i personave në listën e zgjedhësve, sipas KQZ-së, ka qenë 6787 persona, në vitin 2004, pas regjistrimit të fundit, lista është rritur në 7280 zgjedhës, duke pësuar një diferencë prej 493 personash apo 7.5 për qind më shumë se në zgjedhjet e kaluara. Megjithatë kjo nuk ka sjellë asnjë rezultat në rritjen e përqindjes së atyre që marrin pjesë në votime. Rezultati i dalë nga KZQV-ja komuna Dushk si dhe procesi zgjedhor i zhvilluar atje praparakisht u konsiderua si i rregullt nga KQZ-ja, e cila do të japë versionin përfundimtar për zgjedhjet e 12 dhjetorit. "Deri tani procesi është konsideruar i rregullt nga partitë politike dhe nga asnjëra prej tyre nuk ka pasur kontestim", tha kreu i këtij intitucioni, Celibashi.
LSI: PS ka blerë vota në Kuvend
Testi i parë që Lëvizja Socialistë për Integrim provoi dy ditë më parë në procesin zgjedhor të komunës së Dushkut ka sjellë shqetësimin e kësaj force për një sërë problemesh të vërejtura gjatë votimit. Zëdhënësit politik i kësaj partie, Sokol Dervishaj, ka mohuar faktin se LSI-ja ka huazuar vota të elektoratit demokrat, akuzë kjo e bërë nga përfaqësues të Partisë Socialiste. Dervishaj tha: "LSI ka marrë votat e saj nga elektorati shqiptar, duke mos prekur votat e askujt tjetër. Votat e PD-së përgjithësisht i merr Fatos Nano në parlament, ku i blen ato vota sa herë që i duhen". LSI në komunën e Dushkut ka marrë 472 vota, nga 3595 që kanë votuar, duke u radhitur foca e tretë në drejtimin e kësaj komune me dy këshilltarë. LSI ka denoncuar dje në media "episode të mbushura me presionin mbi votën e lirë në këtë komunë, mbi votën e lirë të votuesve", ndësa po përgatit ankimimin e saj në organet përkatëse, lidhur dhe me zëvendësimin e 9 komisionerëve para fillimit të votimit, pa zbatuar procedurat e kodit zgjedhor. Kjo parti ka denoncuar gjithashtu dhe presionin që policia ka ushtruar mbi banorët e zonës, e cila është shndërruar në një instrument politik i PS-së.
PS: PD i dha Metës 2 këshilltarë
Lëvizja Socialiste për Integrim ka marrë votat e demokratëve në komunën e Dushkut në zgjedhjet e dy ditëve më parë. Zëdhënësi politik i Partisë Socialiste, Gjergji Koja, i ka qwndruar deklaratave të ditëve të fundit se votat e PD-së kanë rrjedhur drejt LSI-sw. Ai tha se "na vjen keq se deklarimi ynë për huazim votash nga PD, drejt LSI u vërtetua plotësisht nga rezultati që nga 5 këshilltarë, që kishte PD nga zgjedhjet e 12 tetorit 2003 zbriti në 3 të tillë, ndësa LSI mori 2 këshilltarë diferencë të PD-së. Sipas Kojës, nga elektorati i i PS-së nuk ka pasur rrjedhje të votave, duke e rikonfirmuar këtë forcë si të parën në drejtimin e kësaj komune. Ndërsa ndryshe nga sa ka deklaruar këto ditë përfaqësues të LSI-së për parregullsi në proces, socialistët e kanë cilësuar krejtësish të rregullt. Mbarëvajtja e zgjedhjeve në komunën e Dushkut dy ditë më parë, sipas Kojës, ka qenë preokupimi kryesor i PS-së, ndërkohë që rezultati ka qenë preokupimi i dytë për këtë forcë. Angazhimi që PS-ja kishte ndërmarrë në komunën e Dushkut prej më shumë se tre javëvë ka justifikuar kështu votën e elektoratit me 1395 të tilla, nga 3435 të vlefshme. Nga 17 këshilltarë, 7 i përkasin PS-së. Kështu rezultatet e procesit zgjedhor në komunën e Dushkut duket se i ka dhënë fund bllokimit të punës drejtuese në këtë zonë për t'i hapur rrugë investimeve të premtuara nga socialistët.