E Shtunë, 31 Tetor 2026

DV Procesi i 9 janarit me probleme

Procesi i rivotimit në pesë komunat e Kosovës më 9 janar është përcjellë në masë të madhe me të njëjtat parregullsi që shoqëruan edhe procesin zgjedhor të 12 dhjetorit.

Kështu thuhet në një deklaratë paraprake të koalicionit të organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim”, lidhur me procesin e rivotimit në komunat e Skenderajt, Drenasit, Decanit dhe në dy qendrat e votimeve në Malishevë e Lipjan.

“Demokracia në Veprim” ka nxjerrë edhe përqindjen e votuesve që kanë shfrytëzuar të drejtën e votës në komunat që kanë qenë pjesë e procesit të rivotimit.

Kështu, në Skenderaj kanë votuar 57.97%, në Drenas 53.77%, në Decan 33.79%, në Lipjan 53.06 % dhe në Malishevë 36.30 %.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›