E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lënda organike e gjetur në Mars zbulohet pas 34 vitesh

Nga analizat e bëra në atë periudhë, shkencëtarët mendonin se modelet e mbledhura nga mjeti hapësinor janë përzier me lëndë organike të gjendura në Tokë. Më pas, në një eksperiment të zhvilluar në një tokë të ngjashme me të Marsit, u tregua se anija kozmike “Viking 1”  është ulur në një sipërfaqe të thatë dhe me pluhur.

Kristopher McKay nga Qendra e kërkimit Ames të NASA- s në Kaliforni, pohoi se çështja e cila kishte 34 vite pa u qartësuar është vërtetuar dhe se në të kundërt të analizave të zhvilluara asokohe “Viking 1” kishte gjetur lëndë organike në Mars.

Studimi i ri është realizuar duke u mbështetur në zbulimin e një lënde të njohur si “Perklorat”, copëzues i fuqishëm i oksigjenit, e gjetur në nga një sondë tjetër Phoenix e ulur në Mars në Gusht të vitit 2008.

Shkencëtarët e zhvilluan eksperimentin duke e pasuruar me perklorat të sjellura nga shkretëtira Atakamas, e cila mendohet të jetë toka më e thatë në botë e ngjashme me atë të Marsit.

Në fund të eksperimentit studiuesit vërtetuan shenjat e gishtërinjve të mbetjeve organike të të njëjtave kimikate, të cilat mendohet të jenë të modeleve të përziera me pjesë nga Toka, të gjetura nga sonda “Viking 1”.
 
Vëzhguesi amator konkurron NASA-n

Ditët e kaluara një astronom amator me një investim prej 10 mijë eurosh kishte arritur të kapte katrorët në fotografitë e hapësirës të bëra nga NASA.

Një astronom i suksesshëm anglez ka arritur të përballet me agjencinë hapësinore dhe ajrore amerikane NASA, e cila ka shënuar shumë suksese në punime të ndryshme të hapësirës.

Ndërkohë që NASA harxhon miliona dollarë për të fotografuar detajet e sistemit diellor, Steve Loughran, ka arritur të bëjë fotografi mahnitëse të yjeve duke shpenzuar vetëm 10 mijë euro. Gazeta angleze “Daily Mail” kritikoi institucionin hapësinor amerikan, i cili harxhon miliona dollarë për studimet dhe duke krahasuar fotografitë e NASA-s me ato të amatorit deklaroi se nuk ekziston asnjë ndryshim mes tyre.

/Start/A.Kokiçi/

                                                                                             2011-01-10 17:05
  [ 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›