Kroacia tani me WikiLeaks-in e vete

Ish-kandidati në zgjedhjet presidenciale të Kroacisë, Dejan Golubic ka themeluar një faqe interneti sipas modelit të WikiLeaks, e cila do të publikojë informacione për politikanët e vendit.
“Ka ardhur koha që dikush të thotë të vërtetën”, ka deklaruar Golubic, duke shtuar se materialet anonime do të mbështeten nga provat.
Sipas mediave kroate, Golubic posedon dokumenta të fshehta për aferën e ish-kryeministrit Ivo Sanader, i cili u arrestua në Austri nën akuzën e korrupsionit.
Burimet shtojnë më tej se pritet që faqja e internetit të fillojë së funksionuari javën e ardhshme.