E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA-ja mban zi për viktimat e atentatit në Arizona

Anekënd SHBA-së flamujt janë në gjysmështizë, teksa Presidenti Obama ka mbajtur një minutë heshtje.
22-vjeçari i akuzuar për sulmin pritet të dalë para gjykatës më vonë.

Kongresmenja demokrate, Gabrielle Gifords, u qëllua në kokë nga një largësi tepër e vogël dhe ndodhet në gjendje të rëndë, por po u përgjigjet komandave të thjeshta.

40-vjeçarja u qëllua nga Jared Loughnerin teksa po mbante një takim me elektoratin e saj. I dyshuari qëlloi pareshtur mbi turmën duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të 6 personave dhe plagosjen e rëndë të 14 të tjerëve.

Mes të vdekurve ishte dhe një vajzë 9-vjeçare dhe një gjykatës federal.  9-vjeçarja, Kristina Taylor Green, kishte lindur  me 9 shtator të vitit 2001.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-01-10 17:30
  [ 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›