Tadic-Kosor bisedime per veteranin e luftes

Kryeministrja kroate Jadranka Kosor ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin serb Boris Tadic, me të cilin ka diskutuar mbi arrestimin e veteranit kroat të luftës, Tomisllav Purdam.
Purdam u arrestua në kufirin mes Bosnjes dhe Kroacisë më 5 janar, në kuadër të një urdhërarresti të lëshuar nga autoritetet serbe.
Arrestimi i tij u konsiderua si një rrezik për nxitjen e tensioneve të reja në marrëdhëniet kroato-serbe.
Por, sipas një njoftimi të qeverisë kroate, Tadic dhe Kosor kanë rënë dakord që me cështjen në fjalë të merren ministrat e Drejtësisë të dy vendeve.
Drejtësia serbe e akuzon Purdam për krime kundër etnisë serbe në vitin 1991, gjatë një beteje në qytetin kroat të Vukovarit.