"DW" për trafikun shqiptar të drogës Nga "Vizion Plus"Një dite pas shkrimit te gazetës greke "Etnos", me titull "Kolumbi ne Shqipëri", ku jepej shembulli i Lazaratit si geto droge,ku nuk hyn dot as policia,dhe ku citoheshin deklaratat e forta te mini
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
"DW" për trafikun shqiptar të drogës Nga "Vizion Plus"Një dite pas shkrimit te gazetës greke "Etnos", me titull "Kolumbi ne Shqipëri", ku jepej shembulli i Lazaratit si geto droge,ku nuk hyn dot as policia,dhe ku citoheshin deklaratat e forta te ministrit te Punës, Spiro Skera, këtë here është agjencia prestigjioze "Deutche Welle" qe i përshkruan shqiptaret, si korrierë te zote te lendeve narkotike, por edhe si shitës te drogave. Automjetet me targa shqiptare ndalohen shpesh nga policia në Bashkimin Europian, shprehet agjencia gjermane ne nje shkrim me titull "droge ne vend te qepëve", një reportazh ku tregohet me detaje rruga qe përshkruan droga e nisur nga vendi ynë. Nuk ishte hera e parë që shoferi i kamionit dilte nga Shqipëria, për të udhëtuar për në Evropë, por ndoshta dita e 9 marsit, do të ishte e fundit. Ishte dita, kur ai po përshkonte Bavarinë në drejtim të Holandës, e ku policia doganore do ta ndalte për një kontroll rutinë. Kamioni dukej i zbrazët, veçse mbas një kontrolli më të hollësishëm dogana zbuloi se tek ballina e rimorkios ishin bërë punime. "Doli që muri ishte i dyfishtë dhe se në të fshiheshin 222 pako me marijuhanë, me një peshë prej 232 kg. Vlera ne treg llogaritet ne afro 750 mijë Euro", sipas nje eksperti nga departamenti bavarez i antidrogës. Kamioni ishte nisur nga Durrësi për në Bari, e kishte marrë rimorkion në Ankona dhe destinacioni përfundimtar ishte Holanda, vend, ku droga te tilla, shpërndahen me licence shtetërore. Shoferi 36-vjeçar shqiptar, doli me pretendimin, se nuk dinte gjë për ngarkesën e veçantë, dhe se ishte nisur për në Holandë për të marrë qepë. Sipas eksperteve gjermane, Shqipëria është nje burim i rendesishem, për një linje te tille trafiku, pasi marijuana e saj, është e një cilësie të mire, për shkak të kushteve klimatike në të cilat rritet." Katër javë më parë, një kamion i ngjashëm me mbi afro 150 kg marijuhanë, po me targa shqiptare, u kap në Kroaci. Por përveç marijuanës, shqiptarët në Gjermani kanë rënë në sy edhe për trafikun e kokainës. Dëshmi per kete jane rastet e kapura gjatë gjashtë muajve të fundit në Duisburg, Essen, Hamburg, Ulm e Frankfurt, ku korrierët që janë arrestuar me nje sasi kokaine deri ne 5 kilogram.