Fergi, e ofenduar nga kritikat për pamjen e saj
Këngëtarja e grupit “Black Eyed Peas”, Fergi, është kundërpërgjigjur ndaj personave, të cilët kritikojnë pamjen e saj “të shëmtuar”. “Më ka shkaktuar dhimbje kur në të kaluarën njerëzit thoshin se sa “fugly” (e shëmtuar) jam ose se sa tmerrshëm dukem”, ka thënë Fergi. Por 35-vjeçarja po ashtu thotë se këto ofendime nuk do ta detyrojnë atë të dorëzohet. “Shikoni, nëse merreni me gjithë këto gjëra në jetë, kurrë nuk do të dukeni e përkryer”, ka shtuar ajo. Këngëtarja megjithatë, njihet për stilin e veçantë të të kënduarit si dhe performimet e mrekullueshme, së bashku me pjesëtarët e tjerë të grupit “Black Eyed Peas”.
7 Prill 2010