Liberalizimi ne korrik, Rama lobon per levizjen e lire te shqiptareve ne vendet “Shengen” Nga "Vizion Plus"Shqiperia dhe Bosnja mund te perftojne liberalizimin e vizave qe ne korrik te ketij viti. Keshtu thuhet ne deklaraten e partive socialiste euro
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Liberalizimi ne korrik, Rama lobon per levizjen e lire te shqiptareve ne vendet “Shengen” Nga "Vizion Plus"Shqiperia dhe Bosnja mund te perftojne liberalizimin e vizave qe ne korrik te ketij viti. Keshtu thuhet ne deklaraten e partive socialiste europiane, pjese e se ciles eshte edhe Partia Socialiste e Shqiperise, e nenshkruar ne sarajeve, ne kuader te integrimit te vendeve te ballkanit perendimor ne bashkimin europian. Me heret gjate ketij takimi kreu i PS-se Edi Rama, i kerkoi partive te majta europian të mbështesin Shqipërinë në liberalizimin e vizave. Duke lobuar për këtë proces Rama ka pohuar se udhëtimi pa viza do ta bënte më të mundur projektin politik për anëtarësim në BE.
Më tej Rama ka dhënë arsyen pse duhet të mbështeten vendet e Ballkanit Perëndimor në këtë process, i cili sipas tij, do të sjellë dhe një perspective të re për axhendën europiane.
Në cilësinë dhe të bashkëkryetarit të komitetit ndërministror për Europën Juglindore, Rama ka ftuar të pranishmit, që konferncën e ardhshme ta organizojnë në Tiranë, duke shprehur bindjen së në atë kohë qytetarët e Sarajevës dhe të Shqipërsië do të jenë të lirë të udhëtojnë në Europë.