E Diel, 1 Nëntor 2026

PDK shkarkon Pajazitin, Bajramin dhe VehapinNga "Telegrafi" Kryeministri Hashim Thaçi ka shkarkuar nga postet Zenun Pajazitin, Arsim Bajramin dhe Idriz Vehapin, ndërkohë që menjëherë pas ka dhënë emrat e ministrave të rinj Bajram Rexhepi është em

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

PDK shkarkon Pajazitin, Bajramin dhe VehapinNga "Telegrafi"

Kryeministri Hashim Thaçi ka shkarkuar nga postet Zenun Pajazitin, Arsim Bajramin dhe Idriz Vehapin, ndërkohë që menjëherë pas ka dhënë emrat e ministrave të rinj

Bajram Rexhepi është emëruar ministër i Punëve të Brendshme, Edita Tahiri ka marrë postin e MAP, Blerand Stavileci është ministër i Bujqesise, ndërsa Besim Beqaj ministër i Integrimeve.

Vendimi pason dakordimin e dy partnerëve të koalicionit qeverisës për ndryshime, me ç’rast nga LDK u shkarkuan Alush Gashi, Nekibe Kelmendi dhe Valton Beqiri, dhe u zëvendësuan nga Bujar Bukoshi (ministër i Shëndetësisë), Lutfi Haziri (ministër i Kulturës) dhe Haki Demolli (ministër i Drejtësisë).

LDK shkarkon Kelmendin, Gashin dhe Beqirin

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shkarkuar tre ministra në Qeverinë e Thaçit. Ministrat e shkarkuar janë: Nekibe Kelmendi, Alush Gashi dhe Valton Beqiri.

Bëhet e ditur se Bujar Bukoshi do të bëhet ministër i Shëndetësisë, duke e zëvendësuar Alush Gashin, Lutfi Haziri do të vijë në krye të Ministrisë së Kulturës, duke e zëvendësuar Valton Beqirin, ndërsa Haki Demolli do të bëhet ministër i Drejtësisë, në vend të Nekibe Kelmendit.

Ky është vendimi që ka marrë Kryesia e LDK së në takimin e paradites për ndryshimet e kërkuara në qeveri, siç u tha, me qëllim që të përmirësohet perfomanca e Qeverisë së Kosovës.

Vendimi pason dakordimin e dy partnerëve të koalicionit qeverisës për ndryshime në të paktën gjashtë ministri.

Nga ana e Partisë Demokratike është thënë se do të largohet Fehmi Mujota, ministër i FSK-së, Zenun Pajaziti, ministër i Punëve të Brendshme, dhe Idriz Vehapi, ministër i Bujqësisë. Konfirmimet zyrtare për largimin e tyre priten gjatë ditës së sotme.

Ndryshimet në qeveri, që u quajtën edhe si riformatim, u paralajmëruan në periudhën e përplasjes mes dy partnerëve në koalicion, gjatë fushatës për zgjedhjet lokale në nëntor të vitit të kaluar.

Opozita në Kosovë i cilësoi kërkesat për ndryshime si përpjekje të udhëheqësve aktual për të vazhduar me qeverisjen, të cilën ajo e cilësoi, si të dështuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›