E Diel, 1 Nëntor 2026

Sandra Bullok, video seksi dhe lojëra erotike me ish-bashkëshortin



Pas marrjes së çmimit “Oscar” si aktorja më e mirë, Sandra Bullok mund të marrë edhe një çmim për videon porno me ish-bashkëshortin Xhesi Xhejms. Tablodi amerikan “Daily Inquirer” bën të ditur se ekziton një video seksi “skandaloze” mes Bullok dhe Xhejms. Gjatë filmimeve, shfaqet Sandra e prangosur dhe Xhejms i veshur si Hitleri, me një armë të tipit “shotgun” në dorë teksa kryen marrëdhënie seksuale me të. Ky është telashi i radhës për aktoren, pas skandalit seksual që përfshiu Xhejms, i cili e kishte tradhtuar me një modele të mbushur me tatuazhe. Çifti kishte vite martesë, por sapo u vu në dijeni të fakteve, Bullok kërkoi divorcin. Edhe pse supozohet se filmimet janë të vërteta, ato bëhen publike në një moment tepër delikat, pasi miq të përbashkët të tyre deklaruan më parë se Bullok po mendonte seriozisht dhënien e një “shansi të dytë” për Xhesi Xhejms.

7 Prill 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›