Armitage takon Berishën, premton investime nga BB
TIRANE- Kryeministri Berisha zhvilloi sot një takim me drejtoreshën e Bankës Botërore e Koordinatore Rajonale për Europën Jugore, Jane Armitage. Në takim kryeministri i tha të dërguarës së BB-së se “është bërë progres në ecurinë e projekteve në fusha të tilla si arsim, bujqësi, infrastrukturë, reformat ekonomike dhe sociale.”
Në mënyrë të vecantë Kreu i qeverise përmendi reformën në menaxhimit të tokës dhe “se Task Forcë e drejtuar prej tij do të monitorojë në mënyrë rigoroze ecurinë e kesaj reforme si edhe të projektit të BB që e mbështet atë”.
Nga ana e saj Drejtoresha e Bankës Botërore, e Koordinatore Rajonale për Europën Jugore theksoi se investimet e bëra në infrastrukturë jane nje shtysë të madhe për zhvillimin e turizmit në Shqipëri, ndërsa garantoi se “mbështetja e Bankës Botërore do të vazhdojë në sektorët kyç, si nëpërmjet investimeve ashtu edhe në ngritjen e kapaciteteve menaxhuese të institucioneve.” Ajo theksoi gjithashtu se “po pergatiten disa projekte për përmirësimin e furnizmit me ujë në qytetet kryesore”
(s.g/balkanWeb)