E Diel, 1 Nëntor 2026

Lehona hedh nga kati i 3 foshnjën, më pas hidhet dhe vetë

14/09/2011  Ngjarja në maternitetin e Vlorës, 27-vjeçarja të gjithë aktin e kreu para bashkëshortit

VLORE- Një nënë e re ka vrarë foshnjën e saj, duke e hedhur nga dritarja e maternitetit, ndërsa më pas ka tentuar të vrasë dhe veten. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në maternitetin e Vlorës ku Eglantina Meçe, 27 vjeçe, ka telefonuar bashkëshortin e saj dhe i ka thënë se duhet të vinte patjetër, pasi nuk ndihej mirë. Sapo ka mbërritur bashkëshorti i saj, ajo me lot në sy ka marrë fëmijën në dorë dhe duke qarë i ka thënë se nuk ishte fëmija e saj. Sapo ka mbaruar fjalën e ka hedhur fëmijën në këmbët e bashkëshortit, ndërsa më pas është hedhur edhe vetë nga dritarja e dhomës së saj në katin e tretë. Edhe pse shumë nëna kur kanë dëgjuar të qarat e nënës së re kanë rendur në dhomës e saj, por tashmë ishte shumë vonë pasi ajo u hodh edhe vetë me lot në sy.

Foshnja

Fatkeqësisht fëmija nuk ka mundur dot t’i mbijetojë përplasjes dhe ka vdekur në vend, ndërsa e ëma e tij edhe pse me disa fraktura arriti të mbijetonte. Ka qenë bashkëshorti i 27-vjeçares, i cili edhe pse në gjendje të traumatizuar nga ajo që pa mori nënën e re, si dhe fëmijën dhe i çoi në krahun tjetër të spitalit ku gjendet urgjenca. Mjekët konstatuan menjëherë vdekjen e fëmijës, ndërsa e ëma edhe pse ishte duke rënkuar nuk paraqiste rrezik për jetën. Menjëherë është lajmëruar policia, e cila ka marrë në pyetje bashkëshortin. Në dëshminë e dhënë për policinë ai u shpreh se kishin disa vjet që ishin martuar dhe nuk kishin mosmarrëveshje të mëdha, thjesht ato që ka çdo çift. Nuk e kishte menduar asnjëherë se gruaja e tij do të bënte atë veprim duke vrarë djalin e tyre, të cilin kishin vite që e prisnin, pasi ishte fëmija e tyre i parë. Edhe familjarët e bashkëshortes së tij janë marrë në pyetje, të cilët kanë deklaruar se nuk ishin në dijeni për mosmarrëveshje në çift, të cilat mund të shkonin deri në këtë vendim ekstrem.

Policia

Nuk dihet ende se cili ka qenë shkaku i veprimit të nënës së re, ku vrau fëmijën dhe donte të vriste më pas dhe veten. Sipas tyre po vazhdohet të merren në pyetje familjarë të bashkëshortit të nënës së re, por edhe familjarët e nënës për të përcaktuar shkakun e kësaj vrasjeje dhe tentative vetëvrasjeje. Nga hetimet e kryera mësohet se 27-vjeçarja ka paraqitur këto kohë shqetësime psikologjike, por gjithsesi pas përmirësimit pritet të merret në pyetje. Pikërisht dëshmia e saj pritet të jetë kyçe në këtë ngjarje. Nëna e re rrezikon edhe burgun për vrasje nëse rezulton se nuk ka probleme psikologjike bëjnë të ditur burime nga policia.

Spitali

Drejtori i spitalit të Vlorës, Besnik Elezi, shprehet se fëmija ka lindur normal një ditë përpara ngjarjes po ashtu edhe e ëma nuk ka paraqitur probleme shëndetësore. “Në datën 12 paradite 25-vjeçarja Eglantina Mece, solli në jetë fëmijën e saj me një lindje normale. Fëmija i seksit mashkull gëzonte shëndet të plotë bashkë me nënën. Nëna e re mesnatën e djeshme rreth orës 3:00 ka hedhur fëmijën nga kati i tretë dhe më pas është hedhur dhe vetë. Pas ekzaminimeve nëna është në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Nga mjekët që kanë ndjekur shtazanin e parë të saj, mendohet se ka pasur probleme neuropsikoze”, sqaron Elezi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›