E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korcë, digjat banesa dykatëshe e noterit në emigracion

KORCË- Një zjarr i rënë në rrethana ende të paqarta pasditen e sotme ka djegur plotësisht një banesë dy katëshe në lagjen numër 7 në qytetin e Korcës.

Burime zyrtare konfirmojnë se banesa i përket shtetasit Agron Azisllari me profesion noter. Policia dhe 2 mjete zjarrfikëse mbërriten në vendin e ngjarjes dhe u përpoqën të lokalizonin flakët, ndërsa janë rrezikuar edhe banesa të tjera përreth.

Flakët e zjarrit janë shuar plotësisht pas 30 minutash, ndërkohë që burime policore bëjnë me dije se janë djegur vetëm orenditë shtëpiake, pasi prej vitesh në këtë banesë nuk banonte njeri pasi ishin larguar në emigracion.

Grupi hetimor konfirmon se paraprakisht, si shkak i zjarrit dyshohet një shkëndijë elektrike, por nuk përjashtohen edhe pista të tjera. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›