Arvizu: Të zbardhet shpejt vrasja e gjyqtarit Konomi
ERSEKE-Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu ka kërkuar nga organi i akuzës dhe policia, zbardhjen sa më të shpejtë të vrasjes disa ditë më parë në Vlorë, së gjyqtarit Skerdilajd Konomi.
Nga qyteti i Ersekës, diplomati amerikan e ka cilësuar këtë vrasje të tmerrshme dhe ka theksuar se dikush u përpoq ta vriste dhe e vrau gjyqtarin Konomi.
Po ashtu, në reagimin e parë të tij për vrasjen e gjyqtarit, ambasadori amerikan cilësoi se gjyqtari ishte gjithashtu baba dhe bashkëshort dhe la pas një familje.
Ambasadori Arvizu, ka qenë në qytetin e Ersekës për një inagurim në kopshtin Nr. 2 të këtij qyteti, që është rikonstruktuar nga USAID-i, por vëmendja e tij është ndaluar në vrasjen e gjyqtarit, Skerdilajd Konomi.
Diplomati amerikan do të qëndrojë më pas në Pogradec, ku do të vizitojë Bashkinë e këtij qyteti.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Vrasja e gjyqtarit Konomi, prokuroria hetim policisë në Vlorë