Nafta virgin, mashtrimi me 200 tonë që nuk u eksportuan kurrë
14/12/2011 Pretenca e Prokurorisë pasqyron skemën e kontrabandës së naftës virgin
Elton Qyno
TIRANE-Rreth 200 milionë tonë naftë e llojit virgin është plotësuar në dokumentacion sikur do eksportohej në 7 shtete, por në fakt një gjë e tillë s’ka ndodhur, pasi ajo është përzier në depozitat e pikave të karburanteve duke u tregtuar si naftë e cilësisë së lartë. Konkluzioni përfundimtar vjen nga hetimi i njësisë hetimore Task-Forcë, e cila gjatë kësaj kohe ka vërtetuar se kompania “EUROIL” e administruar nga biznesmeni në arrati Hajri Elezaj, nëpërmjet tre ngarkesave fiktive ka mundur të mashtrojë shtetit sikur ka kryer eksportimin e plot 19885.679 ton naftë virgin. Tre ngarkesat që në dokumentacion rezultojnë të jenë të datës 19 janar 2009, 10 shkurt 2009 dhe 28 shkurt 2009, janë kryer me anijet cisternë “RITA S” dhe “CELITA”. Gazeta “Metropol” zbulon se për sa i përket praktikave të dy eksporteve të datave 10 shkurt të sasisë 2625.9 ton dhe dt. 28 shkurt 2009 për sasinë 14583.679 ton është dokumentacion, i cili nuk pasqyron të vërtetën mbi destinacionin e sasisë 17209.579 ton naftë virgin. Nga këqyrja e dy praktikave të fundit doganore pranë degës së doganës Vlorë rezulton se në kundërshtim me sa pasqyrohet në këto deklarata eksporti sasia e virgin naftës nuk është ngarkuar në anijet “Rita S” dhe “Calitea” dhe nuk ka kaluar nga porti detar Vlorë. Nga këqyrja e dokumentacionit pranë portit detar Vlorë rezulton se anija e fundit që ka transportuar virgin naftën i përket muajit janar të vitit 2009 dhe i referohet deklaratës doganore të datës 19 janar 2009. Fakti se sasia e pasqyruar në deklaratat doganore prej 17.209.579 ton që i përket muajit shkurt të vitit 2009 nuk është ngarkuar në anije provohet dhe nga këqyrja e regjistrave të hyrje-daljeve të anijeve pranë Kapitenerisë së Portit Detar Vlorë ku rezulton se: Nga këqyrja e ditarit të oficerit të shërbimit të Kapitenerisë rezulton se anija tregtare “Rita S” ka mbërritur në portin e Vlorës në datën 06 shkurt në orën 06.00 dhe ka qëndruar në Rad (paraporti në det). Kjo anije është larguar po nga Radi në datën 11 shkurt 2009. Po nga ditari i shërbimit rezulton se kjo anije nuk është ankoruar në kalatën e portit detar Vlorë për veprime tregtare dhe është larguar në det të hapur pa u ngarkuar, siç pretendohet nga “Euroil”. Nga këqyrja e regjistrit të Kapitenërisë rezulton se anija “Rita S” ka mbërritur në portin e Vlorës në datën 22 shkurt2009 dhe është larguar në datë 28 shkurt 2009 bosh pa ngarkesë. Nga këqyrja e regjistrave të Kapitenërisë së Portit Vlorë rezulton se anija tregtare “Calitea” nuk ka mbërritur në portin detar në muajt janar, shkurt , mars etj. Referuar kësaj praktike doganore rezulton se anija “Calitea” është ngarkuar me virgin naftë nëpërmjet terminalit të ARMO-s , i cili gjendet në gjirin e Vlorës. Ky fakt përbën një rrethanë të rreme për shkak se nga këqyrja e dokumentacionit pranë njësisë së ARMO-s në fshatin Nartë, rezulton se ky pontil ka funksionuar për këtë proces deri në muajin shtator të vitit 2008 dhe më pas s’ka kryer asnjë funksion. Ndërkohë që një tjetër fakt që vërteton mashtrimin me pasoja të rënda të kompanisë “Euroil”, është dhe shkresa e datës 30 qershor 2011 e portit detar, e cila tregon se kufiri maksimal i ngarkesës për anijet tregtare që përpunohen në portin e Vlorës është 7500 ton. Ndërsa në deklarimet e kompanisë “Euroil”, tregohet se më 28 shkurt 2009 është kryer eksportimi i naftës virgin prej rreth 14583.679 ton.
Tre rastet e mashtrimit
1. Exp R.649/19.01.2009 e D.D.Vlorë sasia 2676.1 ton.
2. Exp R.1597/10.02.2009 e D.D.Vlorë sasia 2625.9 ton. anija « Rita S »
3. 3.Exp R.2361/28.02.2009 e D.D.Vlorë sasia 14583.679 ton. anija Calitea
Fitimi i 122 miliardëve nga mospagimi i TVSH-së
Rimbursimet që merrte Elezaj
dhe konfiskimi i “Lajthizës”
TIRANE-Personi nën hetim Hajri Elezaj duke vepruar me cilësinë e përfaqësuesit ligjor të shoqërisë “Euroil” sh.a ka bërë të mundur që të përfitojë rimbursim të TVSH-së në mënyrë të padrejtë lidhur me deklaratën doganore të 10 shkurtit 2009. Referuar aktit të ekspertimit plotësues të 7 korrikut 2011 rezulton se vlera e TVSH-së së zbritshme dhe të rimbursuar për sh.a. “Euroil” për naftën virgin të eksportit të datës 10 shkurt të kësaj shoqërie është në vlerën 16.567.348.58 lekë. Pas fitimit të kësaj shifre astronomike nga buxheti i shtetit, Elezaj ka marrë sërish rimbusim të TVSH. Kështu për vlerën dhe sasinë e pasqyruar si të eksportuar fiktivisht në shkurt të vitit 2009 nga subjekti “Euroil”, gjithsej 17.209.579 ton, ndikimi në buxhetin e shtetit si rrjedhojë e mospagimit të TVSH, ai ka fituar 105.781.548 lekë. Në total Elezaj ka mundur të fitojë rreth 122 miliardë e 348 milionë e 896 mijë lekë. Të gjitha këto para, i pandehuri me veprimet e tij të kryera me dashje i ka pastruar, duke shpenzuar dhe investuar në drejtime të ndryshme. Për këtë Prokuroria ka ngritur dhe akuzën e “pastrimit të produkteve të veprës penale” ndaj Elezajt. Në kuadër të kësaj akuze, njësia hetimore Task-Forcë në qershor të këtij viti vendosi sekuestrimin e kompanisë së ujit “Lajthiza”, e cila administrohet nga biznesmeni i marrë i pandehur Hajri Elezaj.
Tabela me 16 të pandehur
Hajri Elezaj :
“Mashtrimit” me pasoja të rënda,
“Falsifikimit te dokumenteve”
“Pastrimit të produkteve të veprës penale”
“Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Iljas Fisheku
Mashtrim në bashkëpunim
Bledar Rama
Mashtrim në bashkëpunim
Edmond Ferraj
Falsifikim të dokumenteve
Arian Daci
Falsifikim të dokumenteve
Dashamir Kasaj
Shpërdorim detyre
Fadil Abdurramani
Moskallëzim të krimit
Flamur Merkaj
Moskallëzim të krimit
Gazmend Serjanaj
Moskallëzim të krimit
Genci Prence
Moskallëzim të krimit
Kadri Hajredini
Moskallëzim të krimit
Reshat Aleksi
Moskallëzim të krimit
Vladimir Koteci
Moskallëzim të krimit
Nikollaq Llozi
Moskallëzim të krimit
Fatmir Kaja
Moskallëzim të krimit
“Euroil” sha.
“Mashtrimit me pasoja të rënda”,
“Falsifikimit të dokumenteve”