E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdesin në aksident oficeri dhe shefi i komisariatit Përmet

14/12/2011  Mjeti me të cilin po ktheheshin nga shërbimi u përplas me bordurën e rrugës, mendohet defekt

PËRMET - Dy punonjës policie, midis tyre shefi i rendit i komisariatit të Përmetit, u aksidentuan për vdekje në rrugën dytësore Këlcyrë-Përmet, njoftoi sot Drejtoria e Policisë së Qarkut të Gjirokastrës, në jug të vendit.

Aksidenti

“Aksidenti rrugor ndodhi në mbrëmje, në vendin e quajtur “Ura Veroniqit”, rreth 7 larg Përmetit”, tha Gentian Mullai, zëdhënësi i policisë së qarkut të Gjirokastrës. Mullai sqaroi se dy punonjësit e policisë në momentin e aksidentit po udhëtonin në automjetit tip “Benz”, me targa DR 6279 B. “Fatkeqësisht në këtë aksident humbi jetën Nuri Kërçani, shef i komisariatit të Përmetit, si dhe drejtuesi i automjetit Petrit Lata, 43 vjeç, me detyrë specialistë i hetimit dhe krimit”, nënvizoi Mullai, duke shtuar se të dy viktimat po ktheheshin nga shërbimi. Mullai specifikoi se automjeti është përplasur fortë në bordurat e urës, gjë që ka bërë të pavlefshëm ndihmën e parë. “Lata humbi jetën në vendngjarje, ndërsa shefi i komisariatit dy orë më pas, në mjediset e spitalit të Përmetit”, saktësoi Mullai. Mullai tha se aksidenti mendohet se mund të jetë shkaktuar nga reshjet e forta të shiut, por nuk përjashtohet mundësia e ndonjë defekti të papritur të automjetit. “Policia lokale tashmë ka nisur një procedurë ligjore për zbardhjen e plotë të aksidentit”, specifikoi Mullai. Gjatë këtij viti, në qarkun e Gjirokastrës ka ndodhur 13 aksidente të rënda, 15 me vdekje dhe 18 të plagosur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›